Sipas një studimi të fundit të HubSport tek drejtuesit e rinj, një në dy persona thanë se kishin nevojë të përmirësonin ekuilibrin mes jetës private dhe asaj profesionale.
Por një në dy njerëz e kishin gabim. Mendimi se sukses do të thotë “gjetja e balancës” është i gabuar dhe i rrezikshëm.
Gjithnjë ju është thënë se “nëse e bëni siç duhet” duhet të ndiheni të lumtur dhe të ekuilibruar. Ju nuk keni nevojë për ekuilibrin punë – jetë. Në të vërtetë, ky as nuk është i mundur. Megjithatë ka një formulë për t’u ndier të plotësuar dhe për të ecur drejt rrugës së suksesit.
1.Ju keni nevojë për një qëllim
Kur ju bëni diçka në të cilën besoni nuk ndiheni të ezauruar prej saj. Në të vërtetë, është krejt e kundërta. Kur punoni për diçka e cila ju pëlqen, ndiheni gjithë energji. Edhe kur punoni me orë të zgjatura.
Ju jeni të vendosur të arrini qëllimin tuaj.
Pyetja që duhet t’i bëni vetes nuk është “si të gjej një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj private” por “pse ndiej se kam nevojë për një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj private?”.
A jeni të kënaqur nga gjërat që bëni gjatë kohës suaj apo thjesht po kaloni kohën, duke u ndier i sigurt por në të njëjtën kohë i mërzitur nga zona e komfortit. A po bëni diçka që ju entuziazmon? Në rast të kundërt, nuk keni nevojë për një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj private por për diçka që t’ju zgjojë.
Në të njëjtin studim i drejtuar nga Hubsport, 83 për qind e personave që merren me shitje thanë se donin të kalonin më shumë kohë me familjen e tyre. Ndërsa një 68 përqindësh tjetër thanë se e shihnin jetën një sfidë.
Kaloni më shumë kohë me familjen. Kaloni më shumë kohë duke ia kushtuar një pasioni. Bëjini vetes këto pyetje të vështira: Cili është pasioni juaj? Çfarë ju bën të lumtur? Çfarë ju pengon ta bëni më shpesh?
2.Ju keni nevojë për një perspektivë
Ekuilibri punë – jetë private është një nocion i kohëve të fundit. Drejtuesit e përdorin si justifikim për të mos bërë gjërat që duhet të bëjnë.
Nëse është e vështirë dhe e bezdisshme në njëfarë mënyre duhet të jetë e gabuar. Gjë që është absolutisht e gabuar.
Në vend që t’ia vini fajin ekuilibrit të keq mes punës dhe jetës private që jeta juaj personale është një tragjedi, shihni pas në kohë gjithë vendimet që keni marrë muajt e fundit ku prioriteti juaj ka qenë të fitonit më shumë para se sa ta bënit marrëdhënien tuaj të funksionojë.
Jeta është zgjedhje. Ju zgjidhni të punoni për orë të gjata ose të zgjidhni të fikni kompjuterin dhe të kaloni kohë me familjen tuaj. Merrni vendimin e drejtë për ju.
3.Ju keni nevojë për prioritete
Ne të gjithë e bëjmë. Dhe në fakt veprojmë gabim. Ne të gjithë menaxhojmë veprimet tona.
Sipas studimit të HubSpot, 50 për qind e menaxherëve të shitjeve pranuan se kontrollin email-in e tyre para se te flinin në mbrëmje, ndërsa 33 për qind e personave thanë se puna e tyre ndikon negativisht në jetën e tyre personale.
Këto janë zgjedhje. Nuk janë rastësi.
Kur ju e keni të qartë se cilat janë prioritetet quaja, mund t’ua thoni njerëzve që ju rrethojnë dhe të shmangni zhgënjimet. Kjo do të thotë të tregoheni të ndershëm me veten, me drejtuesin tuaj, me kolegët, me familjen dhe miqtë.
Niseni këtë gjë nga vetja. Kjo fillon me gjetjen e asaj që ju bën të lumtur. Nëse kjo do të thotë t’i kushtoni më shumë kohë punës, e dini se kjo është pozitive. Nëse është diçka tjetër, edhe kjo është në rregull. Duke kuptuar se çfarë ju bën të lumtur është çelësi i suksesit tuaj.
Pasi të keni kuptuar se ku doni të jeni dhe ku doni të kaloni kohën tuaj, vendosni prioritete. Bëjeni të qartë.
4.Ju keni nevojë për progres
Është e lehtë të ndiheni i pamotivuar, ju duket sikur mungon diçka kur ju përplaseni me një mur dhe nuk ecni më përpara. Kur ndiheni i lodhur nga gjërat për të cilat punoni, ju ndieni i vetëkënaqur dhe bëheni dembel. Dhe i frustruar. Duhet të pyesni veten se për çfarë po punoni. A keni një vizion dhe objektiv të qartë dhe çfarë doni të arrini me të vërtetë? Kur ju mund të shihni progresin, a e keni ndjenjën e realizimit – që ju shtyn dhe motivon vazhdimisht të ecni përpara.
*Dan Waldschmidt
Burimi: CNBC/Monitor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.