Mirëqenie

September 26, 2016 | 7:39

Rrushi, miku më i mirë i bukurisë

Përveçse është një frut i freskët, i shijshëm, rrushi mbi të gjitha është i pasur me antioksidantë. Kemi vendosur të bëjmë një elegji të vërtetë për këtë frut kaq të mirë për lëkurën tonë.

Lëkurë më e rinuar

Polifenoli, i pranishëm kryesisht te farat e rrushit, është një nga antioksidantët më të fuqishëm dhe është aleat i shkëlqyer për ruajtjen e freskisë. Në fakt, polifenoli mbron lëkurën nga radikalet e lira, të cilat janë 80% përgjegjëse për plakjen (4 rrudha në 5). Gjithashtu ky antioksidant mbron kapitalin e acidit ialuronik që gjendet në lëkurë, i cili është agjenti i vërtetë për ushqyerjen natyrale. 10 mijë herë më aktive se sa vitamina E, ato forcojnë kolagjenin dhe elastinën që ndodhen në lëkurën tonë.

Lëkurë plot shkëlqim

Konsumimi sa më i madh i rrushit është zgjidhja perfekte për të pasur lëkurë (por edhe flokë) të shëndetshme, plot shkëlqim. Tuli i tij është i pasur me oligo-elemente dhe minerale (potas dhe kalcium) si polifenoli, i cili rrit mikroqarkullimin duke ruajtur hidratimin e lëkurës.

Si ta konsumoni

Këtë frut duhet ta hani sa më të freskët, si lëkurën ashtu edhe farat. Gjithashtu mund ta konsumoni edhe si lëng të shtrydhur. Vaji i farave të rrushit të shtrydhur është vaji i vetëm në botë që përmban procianidinë, antioksidanti më efikas kundër oksidimit të lëkurës. Veç kësaj, ky vaj njihet edhe për aftësitë kundër kolesterolit. Në produktet e bukurisë, marka Caudalie, synon vetëm përdorimin e këtij fruti dhe beson në përfitimet që marrim prej tij. Kjo linjë ka krijuar gamën e saj të kremrave antirrudhë, të cilat janë 100% antioksidante.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top