Dhëmbët e qumështit luajnë një rol simbolik në rritjen e fëmijës. Një herë e një kohë ato hidheshin mbi çatitë e shtëpive përdhese dhe fëmijëve u thuhej se i merrnin dallëndyshet. Ndërsa sot, në kohët moderne, i merr zana. Disa prej prindërve zgjedhin t’i ruajnë këto dhëmbë si një kujtim i bukur i fëmijërisë së të vegjëlve të tyre.
Por tjetër gjë thotë mjekësia. Një studim 15-vjeçar i këshillon prindërit që t’i ruajnë dhëmbët e qumështit të fëmijëve të tyre, sepse ato përmbajnë qelizat burimore. Ruajtja e tyre mund të mbështesë në të ardhmen, në rast të ndonjë sëmundjeje të rëndë.
Ishte Dr. Songtao Shi, një studiues në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Dentare dhe Craniofacial (NIDCR) në Bethesda, Maryland, i cili kish treguar praninë e të njëjtave në brumin dentar të dhëmbëve të vajzës së tij.
Dhëmbët e qumështit, janë të çmuar
Në vjeshtën e vitit që pasoi, profesori nuk e gjeti veten të papërgatitur dhe mblodhi materialin që i nevojitej për të thelluar kërkimet e tij. Ai zbuloi se nga çdo dhëmb qumështi mund të merret një maksimum prej 12 qelizash burimore, të cilat rriten në një koloni për t’i bërë ato të përhapen.
Qelizat burimore të gjetura në brumin e dhëmbëve të qumështit janë në gjendje të riprodhohen më shumë dhe më shpejt se ato të dhëmbëve të tjerë. Sot është e mundur që ato të ruhen në struktura të veçanta. Ato vendosen në izolim kriogjenik derisa të jenë të nevojshme, për t’iu kundërvënë ndoshta sindromave serioze siç janë: diabeti i tipit 1, Parkinsoni, Alzheimeri, distrofia muskulare, skleroza e shumëfishtë, tumoret, lezionet nervore etj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.