Studim

April 21, 2018 | 13:57

Ruajtja e sekreteve dëmton shëndetin

Disa sekrete janë të padëmshme, ndërsa të tjerë mund të ndikojnë rëndshëm jetën tonë dhe të atyre që njohim. Të çfarëdolloj natyre qofshin sekretet, padyshim që t’i ruash si të tilla nuk i bëjnë mirë shëndetit. Ky është përfundimi i një studimi të “Tufts University” në SHBA, botuar në revistën shkencore “Journal of Experimental Psychology”.

Sipas studiuesve, secili prej nesh ruan përgjatë jetës së vet rreth 13 sekret. Studiuesit e vazhduan studimin e tyre nëpërmjet ndihmës së 1000 vullnetarëve, të cilët u treguan studiuesve sekrete të parrëfyeshme, por edhe ndjesitë negative që ato mbartin nëse nuk thuhen.

Në veçanti, nevoja për të mos i treguar askujt sekretet, gjeneron ankth dhe duhet një sforco shumë e madhe emotive e psikike.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top