Dëshmi

April 3, 2020 | 8:02

Rudina Papajani: Shumë arsye për të gjetur vetveten

 

Argument

Rudina Papajani, poete

Rudina Papajani, poete

I keni parasysh ato ditë gri, ato nota të errëta që sillen si sonambul rreth jush duke ju ndotur disi me frymë të keqe? Po atë ndjenjë disfatiste sikur ke humbur nga dështimi i rradhës? Janë shumë arsye pse duhet të buzëqeshim, të gjejmë atë çelësin e munguar kur portat na përplasen në fytyrë, atë aspekt me diapazon të ngushtë, ku skepticizmi të bën të arsyetosh gabim.

Duhen zgjedhur arsye reale mbi shpjegimet irracionale, sepse duhet parë përtej perdes së justifikimeve.

Duke gjetur motivin përse të ecim, gjejmë vetveten, atë energji-kohë për të hedhur poshtë barrierën frikë. Duke krijuar ekuilibrin monitoron situatën, duke i hapur rrugë gatishmërisë së një ideje të caktuar. Nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti, duhet një fakt orientues, i mbështetur në një logjikë të ftohtë. 

Sekreti qëndron te vëmendja, si dhe sa të aftë duhet të jemi me ambjentin ku përballemi, duke konfirmuar gjëra të reja. Ideja për të gjetur vetveten kërkon praktika inovatore, një tabelë vizionare që të hapë përpara vetes sonë një bllok inspirimi. Natyrisht një moment pushimi është një pauzë reflektimi, ku ndahen ëndrrat me detyrat, duke ndarë praktikën me domosdoshmërinë për të ecur përpara. Spektri i jetës reale na shfaq vështirësi, duke paragjykuar veten se nuk jemi të aftë për t’u prezantuar përballë sfidave.

Të qenit artiste, shkrimtare apo poete është një motivim, një pasion me objektiva të qarta, një tablo koherente që shërben si nxitës i mirë midis një ëndrre dhe një objektivi që duhet realizuar. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com