Këshilla & Arsye

September 25, 2018 | 9:03

Rutina që duhet të ndiqni për të larguar erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës është mjaft shqetësuese për të gjithë, por ka disa mënyra të thjeshta dhe natyrale për ta larguar këtë. Lexoni më poshtë 8 mënyra për të vrarë bakteret në gojën tuaj dhe për të ndaluar erën e keqe:

– Përdorni gargarë dhe freskues natyralë për të mposhtur erë e keqe të gojës, të tillë si mente, karafil, kopër, kanellë dhe sodë buke.

– Pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

– Kujdes me ushqimet që konsumoni. (Qepëve dhe hudhrave mos i thoni gjithmonë “jo”. E mira është t’i konsumoni nga pak çdo herë që ju jepet mundësia pasi ato vrasin 4 lloje të ndryshme bakteresh që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe probleme me mishrat e dhëmbëve).

– Përdorni fillin dentar, furçë të mirë dhe mos harroni të pastroni gjuhën për të larguar çdo bakter që ndodhet në të. Mund të përdorni dhe kruajtëse (pastrues) gjuhe për këtë.

– Lani dhëmbët të paktën 2 herë në ditë dhe njëkohësisht përdorni fillin dentar. Kjo ndihmon që të eliminoni ushqimin e mbetur në dhëmbë dhe bakteret që shkaktojnë erë goje.

– Vizitoni dentistin për çdo problem dhe mos harroni kontrollin rutinë.

– Duhani, problemi juaj më i madh. Mos pretendoni dhëmbë të bukur nëse pini duhan.

– Përtypni lëkurën e një portokalli, mandarine, limoni.

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top