Mirëqenie

April 7, 2018 | 11:11

Sa bukur të shkruash me dorë!

Nga pikëpamja metabolike, shkrimi me dorë është një ritual, i ngjashëm me meditimin, ndryshon aktivitetin elektrik të trurit. Valët e trurit rriten në amplitudë dhe rregullsi dhe gradualisht bien nga një frekuencë prej dymbëdhjetë cikle çdo sekondë, në tetë, tendenca tipike e gjendjes së qetë. Por të theksohet diçka në letër, kënaqësia pasuese që rrjedh prej saj është mbi të gjitha një stimul i aftë për të ribalancuar sistemin limbik të trurit, në veçanti amigdalën, një zonë ku lindin vetëvlerësimi dhe gëzimi i jetës. 

Dhe me tepër: shkrimi i dorës po bëhet gjithashtu një “praktikë mbështetëse” në fazën e dietës ose për të përmirësuar sjelljen.

Fiton vetëbesim dhe optimizëm

Gjestet ritmike të kaligrafisë, nevoja për të ndjekur një model marrin gjithë vëmendjen, duke lehtësuar peshën e mendimeve shqetësuese që shpesh sjellin vështirësi dhe pamje negative. Jo vetëm këtë. Siç shpjegohet nga një studim psikologjik i kryer në Universitetin e Indiana: ushtrimet drejtshkrimore favorizojnë aktivizimin e korteksit cerebral paraballor, ai që organizon emocionet dhe është i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

Ushtrimet e gjata të bukurshkrimit, të bëra me përpjekje të shumta për të marrë kontrollin e motorrit që koordinon lëvizjet e vogla të duarve dhe gishtërinjve, rrit vetëkënaqësinë, dialogun pozitiv të brendshëm (unë jam i mirë, e bëra), pjesa e endorfineve. Dhe, kjo përzierje e faktorëve është parakusht për rritjen e vetëvlerësimit dhe entuziazmit. Kujdes: edhe pse sugjerimi i ekspertëve është që të shkruash në një vend të izoluar, të qetë, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë: Ju mund të bëni ndarjen me një ekran, një karrige, një raft librash, një tendë.

Mbështetje për dietën

Shkrimi manual kërkon lëvizje të sakta që trajtojnë vëmendjen, përqendrimin, aftësinë për të programuar gjestet. Kjo përforcon vetë-efikasitetin, aftësinë për të shkuar me vendosmëri drejt qëllimit, në këtë rast, humbje peshe. Një studim i raportuar nga Shkencat Psikologjike tregon se ata që mund të shprehin me një dorëshkrim të bukur marrëdhënien e tyre me ushqimin, çrregullimet e të ngrënit, vështirësitë, gëzimet që shoqërojnë fazën e dietës, kanë më shumë mundësi për të gjetur qetësinë e duhur për të përfunduar programin e humbjes së peshës.

Në momentet e nervozizëm dhe acarimit, praktikoni relaksimin e punës kaligrafike. Për shembull: ngadalë kopjoni shkronjat e alfabetit katër herë në mënyrë që të qetësoheni.

Burimi / http://www.piusanipiubelli.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top