FB

May 2, 2022 | 11:46

Sa e dobishme është ndarja e shtratit me kafshën tuaj shtëpiake

Ndarja e shtratit me një kafshë shtëpiake gjatë natës është një tipar i zakonshëm i rutinës së shumë personave. Por, sa e drejtë është e gjitha kjo?

the_wildest_editorial_where_does_your_dog_sleep_hero

Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për përfitimet (ose të metat) shëndetësore të ndarjes së shtratit me mikun tuaj të preferuar me gëzof, ekspertët japin këto mendime:

Përfitimet e ndarjes së shtratit me kafshën tuaj shtëpiake

Së pari, vlen të theksohet se shumica e kërkimeve mbi temën e bashkë-fjetjes me kafshët shtëpiake është fokusuar tek qentë dhe jo tek macet. Mark Fierstein, MD, një specialist i mjekësisë, sugjeron se kjo është për shkak se macet mund të duan të luajnë, apo edhe ta zgjojnë qëllimisht pronarin e tyre. Një përfitim bashkëkohor i gjumit me kafshët shtëpiake është se kjo praktikë mund të frenojë vetminë, thotë Fierstein. “Shpesh, njerëzit që flenë bashkë me kafshët shtëpiake raportojnë një ndjenjë të shtuar sigurie, shoqërie dhe relaksi,” vëren ai. “Për disa njerëz, ngrohtësia, rrahjet e qëndrueshme të zemrës dhe natyra mbrojtëse e qenit mund ta bëjnë gjumin me ta të ndihet i sigurt dhe komod.”

Si të ndani në mënyrë të sigurt një shtrat me kafshën tuaj shtëpiake

Nëse jeni një pronar i ri kafshësh shtëpiake, ose thjesht po mendoni të merrni një kafshë shtëpiake, Dr. Sinn këshillon krijimin e një vendi ku kafsha të flejë jashtë një shtrati njeriu. Kafsha juaj shtëpiake do të përfitojë nga të paturit e një vendi të vet për të pushuar, thekson ajo, dhe shtrati i tyre do të bëhet një “artikull sigurie”, duke e bërë më të lehtë transportin e qenit ose maces kur udhëtoni në një vend të ri ose të panjohur. Nëse vendosni të lejoni qenin ose macen tuaj në shtratin tuaj, ekspertët kanë disa këshilla.

  • Krijoni kufij.
  • Mbajeni kafshën shtëpiake të pastër.
  • Ndaloni sjelljen agresive.
  • Vendos rendin.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.everydayhealth.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top