Miqësia është një nga lidhjet më të rëndësishme që një person mund të krijojë gjatë jetës së tij. Kur ke një mik, ke dikë me të cilin mund të kalosh ditë të mira dhe të këqija. Ka arsye të ndryshme që një miqësi mund të përfundojë. Le të shqyrtojmë disa nga arsyet që miqësitë mund të dështojnë dhe mënyrat e duhura për të trajtuar humbjen e një miku.
Pse mbarojnë miqësitë?
“Një mik, vlen sa një thesar”. Një mik i mirë mund të ofrojë të njëjtën sasi inkurajimi dhe përmbushje emocionale si anëtarët e familjes. Kjo është arsyeja pse prishja e një miqësie mund të ndikojë jo mjaft mirë tek ju. Ka arsye të ndryshme pse një miqësi mund të marrë fund. Ja disa prej tyre:
Ju largoheni nga njëri-tjetri
Në rrethana normale, një miqësi zakonisht fillon me qëllime të pafajshme. Këto lidhje zakonisht krijohen në baza të përbashkëta, si: pëlqimi i të njëjtave shfaqje televizive, zhanret e njëjta muzikore, apo edhe angazhimi në hobi të përbashkët. Megjithatë, siç thuhet, 20 shokë nuk mund të luajnë për 20 vjet.
Distanca i ndërlikon gjërat
Një pjesë e bukurisë së miqësisë gjendet në bërjen e gjërave së bashku. Gatimi me një mik, puna krah për krah në një projekt afatshkurtër, aventura në fundjavë së bashku – përbëjnë gëzimet e vogla të të pasurit një mik. Por me jetën e përditshme vijnë edhe komplikimet e përditshme. Largimi për punë, martesat, udhëtimet dhe arsye të tjera mund ta prishin miqësinë. Ndërkohë që nuk mungon dashuria mes miqve që e gjejnë veten në pjesë të ndryshme të botës, kjo distancë mund të kontribuojë në uljen e komunikimit.
Pritshmëritë mund të ndryshojnë
Miqësitë vijnë në forma të ndryshme. Dikush e merr shumë seriozisht marrëdhënien me një mik, e dikush tjetër jo dhe aq. Shpesh herë miqësitë mund të jenë shumë intensive. Kur miqtë kanë vendosur pritshmëri nga bashkëmoshatarët e tyre, kjo mund të krijojë njëfarë tensioni. Dhe kjo ndodh pikërisht sepse njëra palë mund të pretendojë shumë më shumë nga pala tjetër, dhe në fund zhgënjehet. Aty ku pritshmëritë përplasen vazhdimisht, miqësia mund të marrë fund.
Si të përballeni me humbjen e një shoku?
Vlera e një miku mund të jetë e pamatshme. Të kesh një person me të cilin duhet të kontaktosh në momentet e tua më të vështira, dikë me të cilin të qeshësh dhe të meditosh misteret e jetës, është diçka e paçmueshme. Kjo lidhje shoqërore është aq e rëndësishme, saqë ndikon edhe në pleqëri. Për ta kaluar më lehtë humbjen e një miku, këtu janë disa hapa që mund t’ju ndihmojnë :
Mësoni t’i jepni përparësi vetes
Kur humbisni një mik, dhimbja është shumë e madhe. Kjo mund të nënkuptojë një periudhë të konsiderueshme zie, e cila mund të jetë e pashëndetshme për mirëqenien tuaj. Pra, kjo do të thotë të kujdeseni për veten. Shëtitjet dhe ushtrimet e ndryshme mund t’ju ndihmojnë për ta kaluar më lehtë mungesën e një miku.
Forconi lidhjen me miqtë e tjerë
Humbja e një shoku mund të ndihmojë për të theksuar rëndësinë e të tjerëve në jetën tuaj. Aty ku komuniteti juaj shoqëror përfshin miq që kanë investuar në rritjen dhe lumturinë tuaj, kjo është një kohë e mirë për të treguar vlerësimin tuaj. Kaloni kohë me këta miq dhe ushqeni marrëdhënien tuaj.
Flisni me një terapist
Është e vështirë të përballeni me dhimbjen dhe izolimin që mund të pasojë humbja e një shoku në jetën tuaj. Kërkimi i udhëzimeve të ekspertëve dhe konsultimi me një terapist do t’ju ndihmonte shumë për të vaazhduaar përpara.
Përgatiti K.I / Burimi verywellmind.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.