FB

December 18, 2023 | 7:30

Sa herë i “mbytni” emocionet tuaja gjatë ditës?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Përgjigjet e hulumtimit dhe rezultatet janë shumë interesante! Sa herë nuk i shprehni ndjenjat? Apo dëshironi që ne ta bëjmë pyetjen…, anasjelltas? Sa herë i keni thënë tezes se ajo që ka gatuar është e keqe? Dhe sa herë i keni thënë shoqes tuaj se ajo që ajo ka veshur është gjithashtu një gjë e keqe?

sds

Pa mendohuni…

Një sondazh synoi të zbulojë se sa herë nuk i keni shprehur ndjenjat tuaja, sa herë nuk e keni thënë atë që mendonit dhe sa herë keni thënë gënjeshtra të vogla e të pafajshme.

Sondazhi u krye në Britani dhe zbuloi se një person mesatar do të gënjejë se si ndihet 11 herë në javë.

Për të mos ofenduar dikë, 9 nga 10 nuk do të thonë saktësisht atë që mendojnë, por përkundrazi do të thonë një gënjeshtër të vogël, të pafajshme për të shmangur lëndimin e personit tjetër.

Një në katër do të gënjejë mikun e tij se ushqimi është i shijshëm kur kjo gjë nuk është e vërtetë dhe 22% do të gënjejnë dikë se ka veshur një bluzë të bukur kur nuk i pëlqen!

Një në shtatë turpërohet të bëjë një koment të sinqertë për një fëmijë “të shëmtuar” dhe 13% do të komplimentonin një kuzhinier edhe nëse ushqimi nuk do t’i kënaqte.

Në përgjithësi, 49% e pjesëmarrësve në anketë mendonin se kishin një “zë të brendshëm” që i ka udhëhequr për të marrë vendime në jetën e tyre dhe 77% mendonin se ai i ka drejtuar ata në drejtimin e duhur.

Në të njëjtën kohë, hulumtimi zbuloi se shumë njerëz flasin pa u menduar 3 herë në muaj.

99% ndjenë se zëri i tyre i brendshëm dilte kur konsumonin alkool! Hulumtimi zbuloi se njerëzit duan të thonë atë që ndiejnë dhe mendojnë realisht kur dikush i ka lënduar personalisht. Por pakkush guxon ta bëjë.

Dy në pesë kanë lënduar ndjenjat e dikujt me ndershmërinë e tyre dhe 49% janë lënduar nga fjalët e dikujt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top