Një projekt i ri i krijuar nga “Lifecycle” ka pasur si qëllim pikërisht zbulimin e lidhjes së mundshme që mund të kishte mes shëndetit të fëmijës dhe faktorëve që e stresojnë nënën gjatë shtatzanisë.
Si kanë dalë përfundimet?
Sipas tyre, stresi i nënës do të sjell pasoja tek fëmija në anën mendore, respiratore dhe metabolike.
Por, sa ndikojnë faktorët stresues të nënës tek fëmija që ende nuk ka ardhur në jetë?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje është ndërmarrë ky projekt i “Lifecycle” së bashku me “European child cohort network”, që ka kushtuar 10.4 milion euro dhe ka marrë në studim 250.000 të porsalindur dhe prindër. Projekti ka pasur si qëllim identifkimin e faktorëve të stresit që mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës që në fazat e para të jetës, duke përfshirë edhe atë uterine, duke ndikuar edhe në zhvillimin e sëmundjeve jo ngjitëse gjatë viteve. Nëse do të gjendeshin këta faktorë, atëherë do të mund të bëhej edhe përpkjekje për t’i evituar në jetën e gruas.
Sipas këtij studimi, në shëndetin e fëmijës ndikojnë jo vetëm faktorët ambientalë (ndotja atmosferike, zhurmat, elemetët urbanë), por edhe faktori ekonomik dhe social, fakti nëse nëna është emigrante dhe ka stres apo vështirësi të ndryshme, gjithashtu edhe stili i jetesës (nëse nëna merret me aktivitet fizik, ndjek një dietë të mirë ushqimore, konsumon alkool dhe duhan, ka zakone jo të mira të gjumit.
Studimet do të vazhdojnë duke u përpjekur të zbulojnë edhe më gjërësisht ndikimin e këtyre faktorëve socio-ekonomikë në shëndetin mendor, respirator dhe kardio-metabolik. Krahas këtyre problemeve, stresi shkakton edhe probleme me presionin e lartë të gjakut ndërsa fëmija është rritur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.