FB

July 8, 2022 | 10:00

Sa normale është që periodat të ndërpriten dhe të rikthehen brenda pak ditëve?

Ju ka ndodhur ndonjëherë që pak ditë pas periodave cikli ndërpritet papritur. Në një moment të dytë, periodat rikthehen dhe hemoragjia është më e shtuar dhe me më shumë dhimbje se më parë. Pse ndodh ky ndalim dhe rikthim gjatë një cikli të vetëm?

Si fillim, duhet të dini që përgjithësisht menstruacionet vijnë çdo 21 deri në 35 ditë dhe zgjasin nga 3 deri në 7 ditë. Gjatë këtyre ditëve, sasia e indeve që grumbullohet në shtresën e brendshme të mitrës gjatë gjithë muajit mund të ndryshojë, duke i bërë disa ditë periodat më të lehta dhe në ditë të tjera me më shumë hemoragji apo dhimbje. Gjinekologët thonë se enët e vogla të gjakut që ushqejnë shtresën e brendshme të mitrës ndikohen gjithashtu nga ndryshimet e niveleve të hormoneve tuaja gjatë ciklit menstrual.  Shkalla e gjakderdhjes nga këto enë gjaku është e lidhur drejtëpërdrejtë me veprimin e hormoneve. Hemoragjia nuk ndodh domosdoshmërisht në mënyrë uniformë brenda mureve të mitrës, por brenda një kohe nga 3 deri në 7 ditë. Prandaj gjatë një dite përballeni me hemoragji të shtuar, ndërsa të nesërmen mund të shihni thuajse asgjë.

Edhe nëse periodat tuaja ndërpriten dhe rifillojnë sërish, është diçka normale, për aq kohë sa jeni brenda afatit kohor të ciklit. Nëse ndodh që të keni cikël normal për 3 ditë, pastaj të ndërpritet për 4 ditë dhe të rikthehet për 5 ditë të tjera, duhet t’i kushtoni vëmendje. Kur mjekët thonë “perioda normale” i referohen grave dhe vajzave që nuk janë duke marrë pilula emergjence. Në situata të tilla, çdo lloj pilule mund të japë efekte anësore të ndryshme, që ndikojnë tek periodat (reduktimi ose shtimi i tyre).

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.medicalnewstoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top