Këshilla & Arsye

August 10, 2018 | 8:40

Sa ujë duhet të konsumoni gjatë verës?

Gjatë stinës së verës temperaturat e larta janë një problem shumë shqetësues. Këshilla e pandryshuar që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë!

Por sa e drejtë është kjo këshillë e shtruar në këtë formë? Në fakt uji është i rëndësishëm për të ruajtur trupin nga dehidratimi, por pyetja qëndron te sasia.

Ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Në njërin grup janë ata që mendojnë se 1.5-2 litra janë të domosdoshme. Por, ka edhe nga ata që thonë se nuk ka rëndësi sasia, por konsumimi i ujit sa herë ndjeni etje. Ajo që duhet të keni parasysh është të parandaloni dehidratimin duke i kushtuar rëndësi disa shenjave.

Kur trupi ka mungesë të ujit ju duhet ta kuptoni nga këto shenja:

– Lëkurë e thatë dhe e varur

– Erë e keqe e gojës

 – Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme

– Dhimbje koke

– Lodhje e vazhdueshme

Nëse edhe ju keni këto simptoma, atëherë trupi po ju tregon se ka nevojë për ujë

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top