Ke ndryshuar, nuk je më e njëjta… Shkove përtej dukjeve, e hoqe maskën, pate kurajë! Po, kurajën për të qenë e vërtetë me çdo kusht. Kapërceve nevojën për të ndjerë përkatësinë, shkove përtej gjykimit të njerëzve.
Zgjodhe lidhjet e komoditetit duke mësuar se vetmia nuk është mungesa, se e vërteta është gjithmonë më e mirë se një pamje e rreme.
Tani shpirtrat që takojnë rrugën tuaj, janë shpirtra të ngjashëm me tuajat, ata ecin si ju në rrugën e fatit të tyre dhe çdo takim i ri bëhet evolucion për shpirtin.
Sado e vështirë mund të jetë që ndonjëherë të notosh kundër rrymës, mos u dorëzo, dhe kurrë mos lejo që flaka që digjet brenda teje të shuhet.
Bëhu një far natën për ata që nuk e kanë kuptuar ende sekretin e këtij udhëtimi, shkëlqe me përulësi dhe shtyje veten në pafundësinë e qenies tënde Hyjnore!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Streghesenzaregole
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.