Marrëdhënie

February 23, 2017 | 8:25

Saimir Pirgu: Nëna, gjëja më e shtrenjtë!

 

Saimir Pirgu, tenor

Saimir Pirgu, tenor

 

Tenori shqiptar Saimir Pirgu rikthehet në Tiranë, këtë herë për të prezantuar albumin e ri solo “Il mio canto”. Në të përmblidhen ariet më të bukura italiane dhe franceze, të kompozuara për tenorët më të mëdhenj të botës. Promovimit ekskluziv edhe në vendin e tij të lindjes, ai i ka kushtuar një performancë të shkëlqyer në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Suksesin me famë mbarëkombëtare ai ia dedikon familjes dhe punës së pareshtur drejt një profesionalizmi i cili i ka dhuruar tituj dhe merita të veçanta. Në një bisedë televizive, Pirgu është shprehur se emocionet e mëdha pas shfaqjes ia shpreh vetëm një personi: “Telefonoj nënën. S’ka problem, le të më quajnë dhe çun mamaje. Nëna është e para, gjëja ime më e shtrenjtë, të cilën e telefonoj gjithnjë pas shfaqjeve. Pastaj vijnë personat e stafit, që përpiqen që gjithçka të shkojë mbarë”.

Në mbrëmjen e 4 shkurtit, Saimir Pirgu është shfaqur si protagonist në “La Traviata”, ku interpretonte rolin kryesor, atë të Alfredos, shfaqje e dhënë drejtpërdrejt nga Opera Mbretërore e Londrës në 2000 kinema anembanë botës. “Financial Times” e Londrës e vlerësoi performancën e tenorit shqiptar me superlativa.

 

Botuar në revistën “PSIKOLOGJIA”, në numrin 106

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top