Të gjithë e dimë rëndësinë e mbajtjes së një peshe të shëndetshme dhe për këtë arsye të gjithë përpiqemi të humbasim peshë. Por, ndonjëherë ky synim nuk është i lehtë për tu arritur. Edhe pse keni hequr ushqimin jo të shëndetshëm nga dieta juaj dhe keni filluar të ushtroheni, ato kilogramë të tepërt mund të mos zhduken. Një nga arsyet kryesore mund të jetë sistemi juaj i tretjes.
Problemet e tretjes dhe shtimi në peshë
Problemet e tretjes, të tilla si lëvizjet e ngadalta të zorrëve, dispepsi, kapsllëku, etj., janë një nga fajtorët kryesorë për shtimin e peshës sepse lejojnë që yndyra dhe toksinat të grumbullohen në trup. Lëvizjet e zorrëve duhet të ndodhin në mënyrë ideale një ose dy orë pas vaktit, ose edhe një ose dy herë në ditë. Arsyeja e lëvizjeve të ngadalta të zorrëve mund të jenë disa ilaçe, dehidrimi, mungesa e fibrave dhe mungesa e florës në zorrë.
Për më tepër, kapsllëku është një gjendje kur trupi ka vështirësi në zbrazjen e zorrëve, dhe gjithashtu, forcon jashtëqitjet. Ky çrregullim mund të jetë rezultat i fibrave të ulëta, disa ilaçeve, sindromës së zorrës së irrituar, përdorimit të tepruar të laksativëve, shtyrjes së shkuarjes në tualet, dehidrimit dhe problemeve të zorrës së trashë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, dispepsia është një gjendje kur njerëzit përjetojnë dhimbje dhe shqetësime në stomak për shkak të vështirësive në tretjen e ushqimit. Mund të shkaktohet nga efektet anësore të ilaçeve të caktuara, sëmundja e zbaticës acide, ulçera peptike, anomalitë e pankreasit ose të kanalit biliar dhe të tjera.
Prandaj, mbajtja në gjendje të mirë shëndetësore e sistemit tuaj gastrointestinal mund të kontribuojë ndjeshëm në humbjen e peshës. Për atë arsye, ne ju rekomandojmë një recetë për sallatën më të mirë me vitamina që është një ilaç natyral për trajtimin e këtyre problemeve.
Sallata e mëposhtme do të pastrojë dhjamin fekal në zorrë, do të largojë toksinat nga trupi, do të sigurojë më shumë fibra dhe do të ekuilibrojë nivelin e pH në trup. Konsumojeni këtë sallatë për darkë 3 ditë me radhë dhe do të habiteni nga rezultatet!
Sallata me vitamina
Përbërësit:
Lakër
Panxhar
Karota
Lëng limoni
Vaj perimesh
Përgatitja:
Metoda e përgatitjes është shumë e thjeshtë. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të grini 3 pjesë të lakrës, 1 pjesë të panxharit dhe 1 pjesë të karotave. Pastaj, nëse preferoni shtoni disa bimë aromatike. Më pas, përzieni mirë përbërësit dhe shtoni pak lëng limoni. Në fund, spërkateni me pak vaj perimesh, idealja do të ishte vaj ulliri. Kjo sallatë do t’ju ofrojë mjaft minerale dhe vitamina, si dhe lëndë ushqyese të tjera, të tilla si fibra dhe pektina. Shijojeni!
Burimi / http://swiftlyus.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.