“Një planet më i mirë është një ëndërr që nis të realizohet kur secili prej nesh vendos të përmirësojë vetveten” thotë Mahatma Ghandi.
Sallon Brunaldo nisi si një arsyetim i mençur, në vite kur dilema për të investuar në vend anonte nga e paparashikueshmja. Ishte viti 2001 kur qoftë dhe një ambicie e vogël kërkonte shumë guxim për t’u konkretizuar dhe për të krijuar modelin që i nevojitej shoqërisë. Dhe ja ku jemi, në fundvitin e vitit 2022, ku një emër është shndërruar tashmë në një model shembull dhe frymëzues për brezat e rinj në fushën e bukurisë estetike. Dhe e gjitha, falë besimit dhe vullnetit që kur i do gjërat fort dhe përkushtohesh, ato lartësohen dhe të bëjnë një pikë kthese për shumë të tjerë që të ndjekin ty.
Sallon Brunaldo është jo vetëm një qendër bukurie dhe estetike, por më shumë se kaq. Ajo është një shkollë e vërtetë talentesh, certifikata e të cilës vlen në çdo sipërmarrje brenda apo jashtë vendit. Salloni i parë është ngritur para 21 vitesh në zemër të qytetit të Fierit, ndërsa prej disa kohësh është hapur për të gjithë besnikët edhe në qytetin e Tiranës, te Kodra e Diellit, poshtë nënkalimit të Unazës së Re.
Takimi në sallon Brunaldo nuk është thjesht për një prerje që na përshtatet në mënyrë perfekte me portretin, një modelim, një trajtim estetik apo shërbim të një spektri më të gjerë se kaq, por është shumë më tepër. Dhe ai nis nga takimi me profesionisten që di të na japë këshillat e duhura, për t’u ndjerë para së gjithash mirë me veten dhe më të bukur!
Kujdes për veten, përkushtim për një moment qetësie… janë të panumërta arsyet që e shtyjnë një femër të shkojë në qendër bukurie, por në Sallon Brunaldo Fier dhe Tiranë do të gjeni mjedisin kur shërbimet shndërrohen në ekskluzivitet të mirëqenies tënde. Që nga aparaturat e fjalës së fundit teknologjike, materiale dhe produkte cilësore të fushës së kozmetikës, si dhe stafi i trajnuar sipas shërbimeve përkatëse, janë sekreti i suksesit jetëgjatë të Sallon Brunaldo.
SHËRBIMET
Trajtime parukerie, flokë me teknikën balajazh, lyerje standarde, keratinë për shëndetin e flokëve, trajtime afatgjatë për shtrirje floku, botox për jetëgjatësi dhe rigjenerim floku.
Trajtime estetike, fytyre, trupi
Lazer me radiofrekuencë, vakum, dermoabrazion, helloface për shtrimin e rrudhave, trajtim anticelulit, kripolizë, presoterapi
Vetulla microblading me teknikën fije dhe powder
Stilime dhe Make up për nuse
Thonj me xhel, pedikyr, qerpikë ekstation, lamination, vetullë lamination
Kurse parukerie si edhe për thonjtë, respektivisht 6 muaj dhe 1 muaj, shoqëruar me certifikatën përkatëse.
Adresa1: Rruga “Ramiz Arianitasi”, përballë gjimnazit “Petro Sota”, Fier.
Adresa2: Rruga “Kodra e Diellit”, Nënkalimi i Unazës së Re.
Facebook Sallon Brunaldo 1 / Sallon Brunaldo 2
Instagram sallonbrunaldo / sallonbrunaldo2
Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.