Në fokus

May 11, 2017 | 9:35

Salvador Dalí: Surealizëm dhe art modern

Artisti surrealist Salvador Dalí do të mbushte sot 113 vjeç.

Artisti  u lind më 11 maj 1904 në Figueres, Spanjë, ku edhe vdiq.

1

Dali ishte i diskutueshëm, i çuditshëm dhe e konsideroi veten si artisti më i madh i kohës së tij. Në këtë pikë, ai nuk gabohej, pasi është përgjegjës për disa prej veprave të artit me ndikim më të madh të shekullit të kaluar, duke përfshirë Përsëritjen e Kujtesës (1931) dhe pikturën e tij të poetit Paul Éluard, e cila u shit për 22.4 milionë dollarë në vitin 2011. Ajo pikturë surrealiste është më e shtrenjta në botë e shitur në ankand, sipas Bloomberg.

 Dali si artist vizitonte shpesh Parisin, takonte  Pablo Picasson, René Magritte dhe Joan Mirón. Në veprën e tij, Dalí pikturoi pamje të mrekullueshme të ëndrrave, piktura në stile të ndikuara nga piktorët e tij të preferuar, Johannes Vermeer dhe Diego Velazquez.

Megjithatë, ndjeshmëritë surrealiste të Dalit nuk ishin të lidhura me kanavacën e tij. Ai krijoi filma, veshmbathje dhe grupe skenike të frymëzuara nga mendja e pavetëdijshme dhe shpesh foli në vetën e tretë.

Dalí përfundoi 1648 piktura gjatë karrierës së tij, pa përmendur librat e ilustruar, dizenjimet e skenave dhe kostumeve për teatër, një numër të madh vizatimesh, duzina skulpturash, dhe projekte të tjerë, përfshirë ketu dhe një film vizatimor për Disney.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top