FB

July 15, 2021 | 8:45

Sandalet me gisht trendi i sezonit Verë 2021. Ja modelet, me dhe pa takë, që nuk duhet t’i mungojnë raftit tuaj (Foto)

 

Sandalet me gisht janë trendi i këtij sezoni dhe jo vetëm në modelin klasik të atyre për plazh! Markat ofrojnë interpretime të rafinuara dhe metropolitane, duke përfshirë metalet e argjendta, modelet Capri me metal prej ari dhe propozimet me takë dhe majë katrore.

Për një kohë të gjatë këto modele sandalesh janë përdorur për të shkuar në det dhe më në fund këtë sezon ato zënë vendin e tyre të merituar midis këpucëve më të rehatshme të verës për t’u veshur në qytet.

Ato më të njohurat për këtë sezon janë minimale në dizajn dhe ngjyra, midis modeleve konceptuale në stilin japonez dhe sandaleve klasike Capri, por nuk mungojnë propozime më të veçanta siç janë sandalet me rripa dhe gurë, modele me takë apo ato me takë që kanë maja katrore.

Le të shohim së bashku modelet më të spikatura të sezonit verë 2021 për të dalë në det dhe qytet.

Burimi / https://blog.cliomakeup.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top