“Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’t’i bësh djalit. Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. Ndërsa vajza si top, asgjë s’e gjen”; “Pusho mi ti se je vajzë” apo “ta pres gjuhën të flasësh kështu, pale je dhe vajzë”…
Nga Lira Gjika
Këto shprehje dhe të tjera si këto, janë pjesë e bisedave që prindër dhe gjyshër vazhdojnë t’i zhvillojnë si njëherë e një kohë. Ç’është më e keqja, këto biseda i dëgjon më shumë nga nënat dhe gjyshet apo kur i thonë baballarët dhe gjyshërit ato, nëna dhe gjyshja heshtin.
Kjo mënyrë të shprehuri apo heshtja, kur duhet të ndërhyjnë, tregon që diskriminimi femër-femër i ka rrënjët në familje dhe për pasojë ushqen dhe zhvillon diskriminimin femër-mashkull. Dua t’u them nënave dhe gjysheve të kenë kujdes, se sjellja përçmuese ndaj vajzës njëlloj e prek edhe djalin, pasi ai ende nuk di se “është vlerë” të jesh mashkull dhe “nuk është vlerë” të jesh femër. Ai mbrojtjen e pret nga nëna, pra femra dhe kur shikon si sillet me motrën, që është edhe ajo e vogël, trembet, ndihet keq dhe nuk di ku të besojë. Kujdes prindër dhe gjyshër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.