Në fokus

August 27, 2018 | 13:45

Sekretet e femrave 40-vjeçare…

Mosha është një temë që diskutohet gjithmonë. Në këtë artikull jepen disa sekrete të femrave 40-vjeçare. Edhe pse në fillim të shkon mendja, sa më e re aq më e freskët, ekspertët sqarojnë pse ky arsyetim nuk qëndron në shumicën e rasteve.

  1. Nuk e kanë problem seksin

Përvoja e tyre seksuale i jep fuqi dhe i bën tërheqëse në sytë e meshkujve. Femrat në këtë moshë  nuk e kanë problem angazhimin në lidhje dhe nuk synojnë shumë ta kenë në shumicën e kohës pranë një mashkull që ajo ka kryer marrëdhënie. Ndërsa 20-vjeçaret  janë më emocionale dhe bëhen të bezdisshme për meshkujt.

  1. Janë në formë të mirë fizike

Në këtë moshë, femrat 40-vjeçare kanë arritur gjërat më kryesore në jetë dhe fokusohen ta mbajnë veten e tyre sa më mirë. Eleganca dhe sharmi që ato kanë është më tërheqës për meshkujt.

  1. Janë të pavarura ekonomikisht

Edhe pse tradita e vjetër thotë se meshkujt duhet të paguajnë shumicën e shpenzimeve, kohët  e fundit kjo gjë po ndryshon. Femrat 40-vjeçare kanë krijuar një stabilitet ekonomik dhe ndihen të sigurta për të ardhmen e tyre. Ekspertët thonë se këtë gjë, meshkujt e vlerësojnë te një femër.

  1. Mund të diskutojnë për shumë gjëra

Një pjesë tjetër e rëndësishme për meshkujt është edhe mënyra si një femër shprehet në një bisedë. Femrat 40-vjeçare ju japin mundësinë të diskutoni për tema të ndryshme, pasi kanë më shumë informacion se femrat më të reja në moshë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top