FB

November 6, 2024 | 7:16

Sekreti i femrave të fuqishme dhe të palodhura…

 

Familja, karriera, shtëpia, jeta sociale: ka gra që janë të suksesshme në të gjitha këto fusha. Po si ia dalin?

Grua

I njihni ato gra punëtore që në dukje mund të marrin gjithçka që duan? Janë pikërisht e kundërta e atyre njerëzve që ankohen dhe nuk bëjnë asgjë, sepse janë gra të sigurta që ngrihen shpejt edhe kur hasin pengesa.

Në realitet nuk ka femra të palodhura apo perfekte, çdo femër ka ditë të mira, në të cilat gjërat shkojnë sipas planit, por edhe ditë të vështira, të cilat duket se nuk mbarojnë kurrë. Por ka disa gjëra që i ndajnë këto gra nga të tjerat:

1.Ka gra që e pranojnë faktin se nuk mund të kenë gjithmonë kontrollin e jetës së tyre. Ka gra që nuk kanë turp të kërkojnë ndihmë nga partneri, familja apo ekipi i tyre.

2.Ato e dinë se sa e rëndësishme është vendosja e kufijve të caktuar. Këto gra kanë kohë për të arritur të gjitha qëllimet e tyre pikërisht sepse kanë mësuar të vendosin kufij.

3.Nuk humbin më kohë dhe energji për gjëra të vogla që nuk i ndihmojnë aspak, dinë t’u thonë JO shumë gjërave dhe njerëzve. Ata janë të interesuar për gjërat që i bëjnë vërtet të lumtur dhe nuk marrin më pjesë në ngjarje vetëm sepse “duhet”.

4.Kujdesen për veten e tyre. I dhurojnë vetes momente qetësie, ditë relaksi dhe përpiqen me sukses të reduktojnë stresin e përditshëm. Pavarësisht se sa të zënë janë, ata dinë ta trajtojnë veten me disa momente qetësie dhe bukurie vetëm për veten e tyre.

Mos harroni se nuk ka femra perfekte, ndaj ndaloni së krahasuari veten ose mos mendoni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Filloni të përqendroheni më shumë në atë që është e mirë për ju dhe çfarë ju bën të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top