FB

May 17, 2021 | 12:58

Sekreti i grave nga Lindja për të pasur flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe të fortë

Të kesh flokë të shëndetshëm dhe me trup të plotë është një betejë që mundon të gjitha gratë. Flokët tanë janë të ekspozuar ndaj smogut, ato mund të jenë të thata ose me vaj. Të djegura nga përdorimi i një pjastre dhe tharëse flokësh, të stresuar sepse ata mbahen gjithmonë të lidhur. Ne gjithmonë jemi duke kërkuar një ilaç që të ushqejmë flokët dhe që mos të na bien sa herë që stresohemi. Për këtë na vijnë në ndihmë gratë nga një fshat në Kinën jugore.

Sekreti i grave Yao

Në fshatin Huangluo, gratë nuk vuajnë nga këto probleme. Rutina e tyre e kujdesit për flokët është përrallore. Ajo garanton që flokët tuaj të jenë gjithmonë të trashë, të shëndetshëm dhe të mos kenë kurrë thinja. Ky fshat quhet ndryshe “Fshati me flokë të gjatë”. Gratë e këtij populli kanë flokë të gjatë deri në një metër e gjysmë. Për ta ato janë një simbol i prosperitetit dhe jetëgjatësisë. Dhe për këtë ata kujdesen për të me metodën e ujit të orizit të thartuar.

Për të pasur flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe të fortë, thjesht përdorni këtë sekret që vjen nga Lindja

Uji i fermentuar i orizit është i pasur me lëndë ushqyese që lehtësojnë rritjen e flokëve. Redukton formimin e majave të ndara, duke i bërë ato më të forta. Për të përgatitur këtë maskë natyrale, do të na duhen disa përbërës: Oriz, ujë i nxehtë dhe vajra esencialë.

Përgatitja:

Hedhim 250 gram oriz në një tas me ujë në temperaturë dhome dhe e pastrojmë atë nga papastërtitë, duke e fërkuar me duar. Pastaj marrim një enë qelqi të madhe dhe hedhim orizin e pastër. Shtojmë ujë të vakët / të nxehtë për të mbushur tre të katërtat e kavanozit. E mbyllim kapakun dhe e tundim për 30 sekonda. E lëmë orizin të fermentohet për të paktën 24 orë. Pasi të ketë kaluar koha, ne jemi gati për ta përdorur këtë ilaç mrekulli. Lajini flokët normalisht. Më pas merrni enën me ujin e orizit shtoni disa pika vaj esencial livando, trumzë dhe rozmarine. Hidhni pak ujë në një enë me spërkatës dhe aplikojeni atë në rrënjë, duke masazhuar lëkurën e kokës për 30 sekonda. Dhe pastaj hidhni pjesën tjetër në gjithë gjatësinë.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top