Dëshmi

June 4, 2021 | 8:30

Sekreti i historisë së dashurisë të këtij çifti Hollywood-i, të cilët janë së bashku prej tre dekadash

Duket sikur media është e ngopur me histori rreth çifteve të famshëm që ndahen dhe fillojnë marrëdhënie të reja, aq sa shpesh është e vështirë të mbash mend se kush shoqërohet apo martohet me kë.

Por një aktor i Hollivudit ka qëndruar me të njëjtën zonjë për tre dekada. Sam Elliott, i cili është shfaqur në mbi 50 filma, përfshirë The Big Lebowski, Mask dhe Road House, ka luajtur me shumë zonja të bukura, por pavarësisht kësaj ai ka pasur sy vetëm për një grua. Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se 73-vjeçari Sam Elliott ka qenë i martuar për kaq kohë me yllin e The Graduate, Katharine Ross. Marrëdhënia e tyre e dashur mund të merret nga skenari i një romance hollivudiane.

Sam e dalloi dashurinë e jetës së tij kur ajo luajti rolin kryesor në Butch Cassidy and the Sundance Kid, të publikuar në 1969, së bashku me Paul Newman dhe Robert Redford. Ndërkohë Elliott kishte një rol që ai e përshkroi si një “hije në mur”.

Ai tha: “E gjitha çfarë mund të bëja ishte vetëm të shikoja Katharinë që vinte e shkonte. Unë kurrë nuk kam folur me të. Asnjëherë nuk do të mendoja të flisja me të.”

Ata u prezantuan me njëri-tjetrin në setin e filmit horror ‘The Legacy’ nëntë vjet më vonë. Çifti u pëlqye menjëherë dhe u martua gjashtë vjet më vonë. Ata të dy kanë krijuar karriera të suksesshme të aktrimit, kanë rritur një vajzë dhe kanë qëndruar të lumtur së bashku, por jeta nuk është gjithë kohës një kartolinë e përsosur.

“Është me të vërtetë e vështirë, veçanërisht kur njëri punon dhe tjetri jo”, thotë Elliott. “Aktualisht unë jam duke punuar më shumë sesa ndonjëherë dhe Katharine nuk po punon.”

Por aktori thotë se Katharine është një vajzë mjaft e qëndrueshme dhe ata kanë dashuri dhe respekt të ndërsjellë”.

Tani çifti po ndajnë përsëri ekranin, disa dekada pas takimit të tyre të parë, këtë herë ata janë duke luajtur burrë e grua së bashku. Ata kanë luajtur së bashku në shfaqjen Letra Dashurie, të cilën Elliott e përshkruan si “një nga pikat kryesore të karrierës time”.

Shumica e çifteve të Hollivudit e kanë të pamundur të qëndrojnë së bashku, por këta të dy e bëjnë lehtësisht!

 

Burimi / https://en.stories.newsner.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top