Mirëqenie

October 23, 2018 | 9:30

Sekreti për t’u dobësuar pa mbajtur dietë…

Sekreti i humbjes së peshës pa mbajtur dietë? Ndiqni një orar të saktë të vakteve. Sipas një studimi britanik të publikuar në revistën Journal of Nutritional Sciences, ndryshimi i orëve të mëngjesit dhe darkës do të bënte më e lehtë humbjen e masës së yndyrës. Në veçanti, ngrënia vonë e mëngjesit dhe herët e darkës me 90 minuta, pa ndryshuar dietën tuaj, ju ndihmon të humbisni dy herë më shumë yndyrë në krahasim me ata që nuk e ndjekin këtë plan.

Ndikimi i metabolizmit

Studimi i kryer në Universitetin e Surrey tregoi se orari i ngrënies ndikon në metabolizëm. Për më tepër, hulumtuesit vërejtën se: kufizimi i kohës që ju jeni i lirë për të ngrënë gjatë ditës është i lidhur me një reduktim të përgjithshëm të ushqimit të konsumuar, duke e lënë trupin tuaj të lirë nga ushqimi për një numër të caktuar orësh sjell përfitime dhe nevoja për të ngrënë është më pak urgjente.

Është gjithmonë më mirë të hahet më shumë në pjesën e parë të ditës për të nxitur funksionimin e duhur të metabolizmit. Pasi është aplikuar në një numër të vogël individësh (13 persona) dhe për vetëm 10 javë, eksperimenti që ka zbuluar sekretin e humbjes së peshës do të duhet të përsëritet në një numër më të madh njerëzish për të marrë më shumë konfirmime. 

Natyrisht, autorët thonë: “sado i vogël, studimi ofron informacion të vlefshëm sesi ndryshimet e vogla në kohën e ushqimit mund të kenë përfitime për trupin tonë. Reduktimi i yndyrës së trupit zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të, kështu që është jetike për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm”.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top