FB

April 17, 2022 | 16:00

Seksualitet / Sa dini vërtet për Kamasutrën?

 

Kamasutra (Kāma Sūtra) nuk ishte, siç besojnë shumë, vetëm një tekst që rekomandonte pozicione seksuale për të arritur kënaqësinë maksimale. Ishte edhe një tekst që u rekomandohej bashkëshorteve të ardhshme për të kënaqur sa më mirë mashkullin, por edhe veten e tyre. Me pak fjalë, Kamasutra ishte me të vërtetë një trajtim i detajuar mbi seksualitetin, por në të njëjtën kohë një tekst filozofik. Në fakt, 64 pozicionet e famshme të shpjeguara në detaje përbënin vetëm 20% të punës. A e dinit? Ja disa kuriozitete.

Kamasutra: gjenezë e pasigurt

Kamasutra është shkruar në gjuhën sanskrite, në të cilën termi Kama qëndron për “dëshirë”, ndërsa fjala Sutra tregon diçka që mban gjëra të tjera së bashku, si një lloj fije, dhe mund të interpretohet si një “aforizëm” ose “urdhër”. Autori i veprës, i frymëzuar nga tekstet e mëparshme erotike, konsiderohet filozofi indian Vatsyayana (shek. II-III pas Krishtit), por gjeneza e pjesëve të ndryshme të Kamasutrës mbetet e paqartë, me data që variojnë nga shekulli i pestë para Krishtit deri në njëmijë vjet më vonë.

Versioni origjinal i Kamasutrës përmban 1250 vargje të shpërndara në 36 kapituj dhe 64 seksione, për një total prej shtatë librash. Pozicionet seksuale të përshkruara janë 64, pasi ka 8 mënyra për të bërë dashuri dhe 8 pozicione të përshtatshme për secilën. Por duke pasur parasysh reputacionin e tij si një manual i detajuar erotik, mund të jetë befasuese që 64 pozicionet e pranishme në Kamasutra përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të punës: 20 përqind.

Dëshira dhe mirëqenia

Kamasutra, duke vënë në pikëpyetje edhe argumentet etike, filozofike dhe fetare, synon të mësojë se si të kënaqen shqisat me vetëdije të plotë, duke trajtuar si dinamikën e miqësisë ashtu edhe aspektin më rigoroz seksual. Krahas Kamës (dëshirës), në fakt, ndër objektivat që duhen ndjekur gjatë ekzistencës së dikujt tregohen Artha (mirëqenia fizike dhe materiale) dhe Dharma (virtuoziteti i bazuar në një etikë korrekte), ndaj të cilave Moksha (çlirimi nga materialiteti i botës).

Pjesët e Kamasutrës kushtuar seksit, sigurisht që nuk kursehen në detaje, me këshilla praktike që variojnë nga llojet e përqafimeve dhe puthjeve deri tek udhëzimet e detajuara në lidhje me seksin oral dhe anal, duke përfshirë në lojërat e dashurisë gjithashtu rënkimet, gërvishtjet, kafshimet dhe të rrahurat. Por ndryshe nga trajtimet e tjera, studimi i të cilave ishte i ndaluar për gratë, Kamasutra (në të cilën hapësirë e bollshme i kushtohet, ndër të tjera, kënaqësisë femërore) ishte e aksesueshme për to, duke u sugjeruar nga shumë bashkëshortë si një lexim paramartesor.

 

 

Burimi / focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top