Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit, është parë së fundmi në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.
Së fundmi Selvija ka reaguar për “Iconstyle” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk është shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.
Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit.
Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.
“Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh Selvija. E pyetur nga Bieta se për kë shkuan lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.
“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan, dëshiroj që t’ju japë Zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutje primare, nëse do Zoti”, tha Selvije Jao.
Burimi / Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.