Në fokus

April 27, 2017 | 11:48

Seminari ndërkombëtar: Letërsia për fëmijë, si edukohet një lexues i fortë i së ardhmes

“Nëse dëshiron që fëmijët të të bëhen inteligjent, u lexo përralla. Nëse dëshiron të të bëhen edhe më inteligjent, u lexo më shumë përralla.”

Albert Einstein

1

Lexuesi i të ardhmes, përfshirë në një projekt më të gjerë, ka ndalur edhe në Shqipëri.  Shtëpia botuese Dituria organizon seminarin ndërkombëtar “Letërsia për fëmijë dhe lexuesit e saj. Strategji të reja për nxitjen dhe promovimin e leximit”, me pjesëmarrjen e specialistëve vendës dhe ndërkombëtarë, që mbahet më 26 prill dhe 27 prill.

Pjesë e projektit “Readers of the future” (Lexuesit e së ardhmes), organizatorët thonë se ky “seminar synon shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e bashkëpunimit profesional me institucionet, por edhe mes kolegëve, për aftësimin më të mirë të operatorëve të librit, duke i dhënë një shtysë të re promovimit të dashurisë për librin”.

Për të ngritur një bazë të fortë lexuesish, nxitja për fëmijët dhe të rinjtë drejt letërsisë për organizatorët ndikon te lexuesi “i dobët”, duke mbështetur autorët, botuesit, artistët për krijime të reja, botime dhe promovime, t’iu japë nxënësve dhe sektorit kulturor mundësinë për të punuar së bashku, të inkurajojë talentet e reja etj. Në këtë seminar marrin pjesë botues, ekspertë të huaj, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, specialistë të kulturës dhe arsimit, mësues, librarë, lexues, gazetarë etj.

“Pas anketimit të kryer në shumë shkolla të vendit rreth shprehive të të lexuarit, si dhe konkursit letrar dhe vizatimor kombëtar, ky seminar synon të bëjë të njohura edhe përfundimet e këtyre aktiviteteve dhe të reflektojë rreth rezultateve të anketimit”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top