Në fokus

September 22, 2018 | 10:24

Sëmundja e Asia Argento: jo të gjithë e njohin dramën e saj “të vërtetë”

Aktorja e bukur Asia Argento është gjithmonë në qendër të vëmendjes, por janë të paktë ata që e dinë historinë e saj të vërtetë. Aktualisht aktorja Asia Argento ka qenë në qendër të shtypit për shkak të disa skandaleve. Por jo të gjithë e dinë se cila është vërtet drama e saj.

Asia Argento, e vërteta rreth aktores

Asia Argento bëri bujë, duke akuzuar Harvey Weinstein për abuzim seksual ndaj saj. Por nga ana tjetër, Asia është akuzuar nga i mituri Jimmy Bennet se është abuzuar nga aktorja. Çështja ka ngritur polemika të mëdha që e kanë vënë aktoren në një situatë shumë kritike.

Megjithatë, Asia nuk e humbi guximin dhe bashkë me bashkëshortin e saj, i cili u vetëvra disa muaj më parë, u përpoq ta zgjidhë historinë në mënyrë sa më konfidenciale; në fakt, vetë Asia thotë për Times se:

“Anthony këmbënguli që çështja të trajtohej privatisht dhe kjo gjithashtu korrespondonte me dëshirën e Bennett. Anthoni kishte frikë nga publiciteti i mundshëm që ky person, të cilin ai e konsideronte të rrezikshëm, mund të na çonte. Ne vendosëm ta takonim. Anthony personalisht u zotua për të ndihmuar Bennett me kusht që ai nuk do të ndërhynte në jetën tonë.

Sëmundja e Asias

Siç shkruhet në Urbanpost, Asia Argento prej disa vitesh vuan nga një sëmundje. Ajo që është e sigurt, është se kjo përveç të qenit një dramë e vërtetë për aktoren, për fat të keq nuk është e vetmja. Në periudhën e fundit, në fakt, ajo ka zbuluar se po vuan nga një sëmundje e quajtur Fibromyalgia që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.

Në Instagram, në fakt, Asia Argento u tregon të gjithë fansave të saj, përmes një fotoje në të cilën portretizohet një libër që flet për fibromyalgjinë, betejën që ajo po bën me këtë sëmundje.

Fotoja ka tronditur zemrat e fansave të saj të cilët nuk kanë hezituar t’i dërgojnë mesazhe mbështetëse, madje për një moment arrin të ndiejë afërsinë e tyre përmes fjalëve të thëna.

 

Burimi / www.kontrokultura.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top