FB

October 6, 2022 | 9:45

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve nuk është më vetëm një problem për gojën tuaj. Ja çfarë duhet të dini

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve janë ndër sëmundjet kronike më të zakonshme tek njerëzit, duke prekur nga 20 deri në 50 për qind të njerëzve në mbarë botën. Ato ndodhin kur pllaka, një shtresë ngjitëse bakteresh, krijohet në dhëmbë.

Këtu janë disa nga kushtet e zakonshme shëndetësore të lidhura me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve dhe si lidhen ato.

Sëmundja e Alzheimerit

Disa studime të mëdha dhe meta-analiza bien dakord se sëmundja e moderuar ose e rëndë e mishrave të dhëmbëve lidhet ndjeshëm me demencën.

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare janë gjithashtu të lidhura fort me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Në një studim të madh me mbi 1600 njerëz të moshës mbi 60 vjeç, sëmundja e mishrave të dhëmbëve lidhej me një rrezik pothuajse 30 për qind më të lartë për një atak të parë në zemër.

Diabeti i tipit 2

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një ndërlikim i njohur i diabetit të tipit 2, dhe sëmundja kronike e mishrave të dhëmbëve rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Proceset që lidhin dy sëmundjet janë fokusi i shumë kërkimeve dhe ka të ngjarë që inflamacioni i shkaktuar nga secila gjendje të ndikojë tek tjetra.

Kanceret

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është gjithashtu e lidhur me një rrezik më të madh të zhvillimit të shumë llojeve të kancerit. Për shembull, pacientët që raportuan se kishin një histori të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve u tregua se kishin një rrezik 43 për qind më të madh të kancerit të ezofagut dhe një rrezik 52 për qind më të madh të kancerit të stomakut.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.sciencealert.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top