FB

February 20, 2023 | 8:40

“Sëmundja e profesionalizmit”, shkaqet, pasojat dhe si mund të ekuilibrohen këta njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje…!

 

 

Përsa kam kontaktuar nëpërmjet bisedave të lira dhe atyre të drejtuara për problem të caktuara, kam vënë re dhe kam arritur të konstatoj me bindje (sigurisht sa dhe relative), se: Ju, vuani nga “sëmundja e profesionalizmit”..! Por, para se të kaloj në shkaqet e përjetimit të kësaj sëmundje (dhe që ti nuk je as i pari dhe as i fundit), për ta bërë sa më të kuptueshme për ju, fillimisht po interpretoj ç`është sëmundja dhe profesioni?

ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

Kjo ka të bëjë me ndryshimet në strukturën, apo në funksionet e organeve. çdo sëmundje ka një aspekt psikologjik, ku individi ndihet i sëmurë dhe arrin të  mënjanohet nga jeta e njerëzve të tjerë. Ky karakter psikologjik i sëmundjes (si karakter i çdo sëmundjeje psikologjike – ka të bëjë me mospërshtatjen. Në turbullimet psikologjike kjo mospërshtatje mund të ndihet thjesht si e tillë (neurozë), ose në të kundërt ajo mund të jetë reale dhe e pa rëndësishme (psikozë).

a-1

Në vend të termit “sëmundje psikologjike”, përdoret dhe termi “turbullime psikologjike”, apo “fenomene psikologjike”

Kjo lloj sëmundje sipas psikologut Lërishë: “I kundërvihet shëndetit e cila ka të bëjë me, “ jetën në qetësi të organeve” dhe nga pikëpamja psikologjike shkon edhe më tej, me të qënit e njeriut i lumtur, entuziast, si dhe me pjesëmarrjen e individit në mënyrën dhe masën sa më të plotë në jetën personale, familjare dhe shoqërore.

Në disa raste, këta individë mund të quhen dhe patologjikë (anormalë). Rasti patologjik shfaqet kur vërehet një papërshtatshmëri (biologjike apo psikologjike), midis individit dhe mjedisit (audiencës apo auditorit). Nga pikëpamja biologjike faktohet, kur kemi turbullim funksional (p.sh, hipertension), apo ngacmim morfologjik (ulçër në stomak).

Nga ana psikologjike, një individ ndjehet i sëmurë, kur ai ka një lloj tensioni (frenim, komplekse etj.), që pengojnë zhvillimin e personalitetit, si dhe në dështimin dhe papërshtatshmërinë sociale të vazhdueshme.

Pra shkurt, nocioni “patologjik”, në thelb e vet ka të bëjë me: “Ndërprerjen te njeriu i shanseve për tu përshtatur”.

Nocioni profesion

Sipas përcaktimeve  më bashkëkohore  më  të mirëpranuar, quhen ato punësime, ku individët që ju përkasin atyre, sjellin një nivel të lartë njohurish dhe  shprehish, në  ato  funksione  shoqërore,  të  cilat  janë  thelbësore  për  rritjen  e mirëqenies dhe në përgjithësi të çështjeve sociale në interes të të gjithë shoqërisë.

Pra shkurt: “Profesion  është  punësimi  që  përmbush  një  funksion  shoqëror  të rëndësishëm dhe thelbësor në shërbim të mbarë shoqërisë”.

Ushtrimi i profesionit kërkon një nivel të konsiderueshëm shprehish, ku edhe njohuritë e fituara nëpërmjet përvojës janë të rëndësishme, por këto nuk mjaftojnë për të përmbushur kërkesat profesionale. Ndaj, personi ushtrues i një profesioni të caktuar, duhet të marrë njohuri teorike dhe shprehi praktike në mënyrë sistematike dhe bashkëkohore.

Meqenëse, shprehitë dhe njohuritë ushtrohen dhe zbatohen në situata jo rutinë është esenciale që profesionistët të jenë të lirë në gjykimit e tyre, lidhur me praktikat që duhen ndjekur në realizimin e detyrave policore, apo eksperimentimit të një përvoje të re (veçse me këtë liri nuk duhet përfituar për tej asaj çka kërkohet dhe është pranueshme).

a-3

Çdo profesion ka privilegje dhe detyrime. Në këtë kontekst, profesionistët e policisë në raport me pjesën tjetër të shoqërisë, kanë sa veçori dhe angazhim. Sigurisht, kjo vjen nga “monopoli”, që ka policia në shoqëri si mbrojtëse dhe garantuese e rendit dhe qetësisë, si dhe të lirive dhe të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e mbarë shoqërisë.

Këto përgjegjësi (atribute) e shumë të tjera si këto, duke i radhitur, formëzojnë një sërë normash, parimesh, standardesh e deri te arritja e unitetit të vlerave (si individ, grup shoqëror, shërbim policor e tje), me parametra karakteristikë profesionalë (për çdo profesion), përfshi këtu dhe atë të Punonjësit të Policisë së Shtetit.

Pra, pikërisht në këtë kontekst, kur individi (Punonjësi i policisë), duke mos ju përmbajtur sa dhe si duhet parametrave që rregullojnë jetën dhe veprimtarinë profesionale (tejkalim kompetencash, mospërshtatja, manjakllëku, shtirja, improvizimi i kurtheve dashakeqës etj.), prishin imazhin e profesionit në aspektin e besueshmërisë dhe në këtë rast nuk kemi gjë tjetër veçse një bashkim të “profesionit fals”, me “prirjet patologjike”, që na japin apo prodhojnë të “sëmurin nga ana profesionale”.

 

Shkaqet e “Sëmundjes Profesionale”

Si rezultat i lodhjes për një kohë të gjatë si profesionist (p.sh. Punonjësi i policisë në shërbimin e policisë kriminale, shtylla vertebrale e policisë, profesion sa i vështirë dhe shumë i lodhshëm, por nga na tjetër sa dhe fisnik).

Përjetimi i dështimit bëhet shtytës që në disa raste kthehet dhe në detyrim personal, për të improvizuar diçka, për të justifikuar përpara vetes dhe eprorëve se punon paçka se cenohen apo preken normat dhe rregullat shoqërore, si dhe aspekti ligjor, ndaj një individi që e bën përgjegjës për një gjë që nuk e ka bërë.

Për çdo gjë, në mendje dhe në majë të gjuhës është dyshimi edhe se ka fakte dhe prova kokëforte që vërtetojnë të kundërtën.

Në çdo gjë dhe në çdo gjë hedh në sulm paragjykimin dhe gjykimin e le në harresë, pa ju nënshtruar rezultateve të analizës/ve apo dhe ballafaqimeve të drejtpërdrejta (sepse e mund “uni”, me domethënien se vetëm unë kam të drejtë).

Parapëlqehet që për çdo gjë, deri dhe në problemet më të pa rëndësishme (që nuk kanë të bëjnë me sekrete), por që kërkojnë një njohje të gjerë për një vendimmarrje sa më të drejtë), bëhet një mbyllje hermetike, pra fshehje me një strikllëk ekstrem, ku njerëzit apo anëtarët e një grupi apo shërbimi ngelen jashtë loje.

Punojnë me shumë sforco, sepse nuk arrijnë plotësisht të përshtaten me kërkesat e reja apo bashkëkohore, ndaj hezitojnë të veprojnë, por më e keqja është se kjo kategori pengon edhe të tjerët, për të qenë aktivë dhe me iniciativë. Nuk janë dakord gati në mënyrë absolute, për trajtimin e gjërave në frymën e ligjeve dhe ndërthurjen e tyre me anën morale sa dhe qytetare, pra në kuptimin e emancipimit bashkëkohor.

U mungon në mënyrë kategorike, toleranca e kulturuar, sepse nuk jetojnë dot apo kanë humbur sensin e realitetit, ku çdo njeri e trajtojnë njësoj pa u nisur nga shkalla e gabimit apo fajit. Janë kokëfortë dhe konsvatorë, për të mbrojtur të vjetrën (bruto), se e reja është e parakohshme, nuk ju shijon, përveçse i nervozon.

Bëjnë një luftë të paprecedent ndaj brezit, pasardhës (që bashkëjeton me ta), duke i parë me mosbesim, duke menduar se, me ikjen e tyre, do të bëhet nami apo hataja, pse jo dhe bota mund të “përmbyset”, se mungojnë “ustallarët” profesionistë.

Janë të prirur që të evidentojnë gjërat e zeza dhe për zbulimin e tyre nxjerrin në pah vetëm, por kjo kategori shkon edhe më tej se dhe të bardhën e bën të zezë.

Për të mbijetuar nga njëherë siç thotë populli: “Bëhen të shtrenjtë në hime dhe të lirë në miell” edhe se e përjetojnë me dhimbje të madhe, sigurisht për të mbuluar anët më të “errëta”, të tyre, pra, bëhen “kryeustallarë”, por dhe pelivanë për të kaluar në krahun e padëshirueshëm me shumë kujdes si të dëshirueshëm.

a-2

Por në konkluzion të këtyre faktorëve mund të themi se:

Për të “sëmurin profesionist”, çka është e zakonshme dhe shumë e rrezikshme, ka të bëjë me vesin e të dyshuarit kurdoherë e në çdo gjë e për cilindo edhe se kjo sjell, prish e cenon marrëdhëniet dhe dëmton punën e përbashkët.

Por gjithsesi, më e keqja dhe më e madhja është se atyre edhe se ju faktohet sjellja mospërshtatëse sa dhe anakronike, ata mendojnë siç thotë populli se: “Nuk duan t’ja dinë se ju njomen drutë të tjerëve”, sepse sipas tyre e quajnë këtë mënyrë veprimi si, “detyrë të shenjtë”.

 

Pasojat e pritshme

Cenim dhe dëmtim nga njëherë i marrëdhënieve me shokët, kolegët, vartësit, eprorët e deri me familjarët. Sipas pozicionit i “sëmuri nga ana profesionale”, është i prirur që të përcjellë me një kënaqësi të pamatë, nxirjen e çdo gjëje, kur ata nuk janë pjesëmarrës, gjë që demotivon njerëzit që kanë lidhje me realizimin e detyrës.

Edhe se dëmtohet puna nga shkaku i tyre, ata vetë kënaqen, me kokëfortësinë dhe me bërjen e paragjykimeve personale për të tjerët, kjo sjell për rrjedhojë, zvonimin e vullnetit për punën, tek anëtarët e grupit të paragjykuar.

Nëpërmjet egoizmit dhe “unit”, i jep shumë rëndësi vetes, sa që bëhet shumë i mërzitshëm për të tjerët sa dhe vetë Beluli do ta kish zili.

Bëhet shumë i papërmbajtur deri dhe agresiv , ndaj atyre që promovojnë apo paraqesin diçka të re dhe bashkëkohore dhe arrihet deri aty, sa vë në përdorim gjithë bateritë e mundshme për të bërë një izolim social deri dhe total. Kjo e çon deri atje sa kur gjërat nuk lidhen me të, ai shprehet: “zjarri” le t’i bjeri çdo gjëje, pos doli në pah dora ime”. Aq e madhe është trysnia ndaj atyre që sjellin apo bëjnë të mira, apo promovojnë vlera, sa arrijnë t’i venë vetes pikëpyetjen, se përse jemi shpallur “heretikë”, apo të qënit të pa dëshirueshëm, pasoja kuptohet, shuarja e shpirtit krijues dhe mos patja e iniciativës, për të bërë gjëra të mira.

I “sëmuri nga ana profesionale”, nuk lejon absolutisht njeri që të dalë mbi të, në këtë këndvështrim atë e mbërthen aq fort cinizmi sa “këputja e kokës”, është shumë pak. Kuptohet që kjo për pasojë ka, tulatjen përpara “ustait”, heshtjen dhe nënshtrimin dhe mbylljen e hapësirave për mendimet ndryshe.

Të “sëmurët nga ana profesionale”, nuk bëjnë gjë tjetër se nëpërmjet punës së tyre fanatike “stampë”, i fusin leva çdo rrote, përveç asaj të tyres, të cilët nuk harrojnë kurrë që ta vajisin sistematikisht, kjo ka pasojën se ky i sëmurë çdo ditë e më shumë dhe rast pas rasti humbet besimin, për të punuar në grup.

 

Por si mund të ekuilibrohen këta njerëz të “sëmurë nga ana profesionale?

Edhe se është shumë e vështirë…, përsëri sipas psikologëve dhe sociologëve më me përvojë rreth këtyre të sëmurëve nga ana profesionalë mund të bëhet diçka si:

Dihet që është një punë mjaft e koklavitur, me këta njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, të cilët duhet të zhveshin lehtësisht e të hedhin çdo përvojë të keqe, që stonon me normat, rregullat dhe ligjet bashkëkohore, të vendosura dhe të mirëpranuara nga e gjithë shoqëria. Puna me këtë kategori duhet filluar që me njohjen dhe thellimi në të gjitha normat morale si dhe kërkesat ligjore, për të krijuar bindjen se ato janë e vetmja rrugë që garanton ndryshimin e mentalitetit të cunguar.

Duhet pranuar fillimisht dhe pastaj duhet aplikuar puna dhe zgjidhja e detyrave në grup, por në këtë aspekt, duhet imponuar vetja për të hequr dorë me vetëdije, si lider si dhe për të udhëhequr e mbrojtur punën e grupit.

Në çdo gjykim dhe veprim këta të sëmurë, që të ndjejnë dhe kuptojnë sadopak peshën e veprimeve të tyre, duhet që me kurajo ta vënë veten sikur bien në “kurthin” e ndërtuar nga vetë ata dhe pastaj të mundohen ta dënojnë veten moralisht sa dhe ligjërisht?

Këta të sëmurë nga ana profesionale duhet të lexojnë dhe studiojnë në përgjithësi dhe në veçanti libra nga fusha e psikologjisë, sociologjisë dhe legjislacionit dhe me kurajo të ballafaqohen me portretizimin e individualitetit, personalitetit, autoritetit dhe njeriun me karakter sa dhe me dinjitet e deri te ç’është e “mira”, për të gjithë dhe hedhja e hapave në mënyrë graduale për ta formëzuar veten, duke marrë një shembull “etalon”, që ka në thelb përmbajtjen: “kudo e për çdo gjë, me të gjithë dhe për të gjithë”.

Duhet prishur rehatia personale dhe sidomos të qëndruarit vetëm, si dhe duke u shoqëruar me të tjerët pa kërkesa dhe kushte.

Përfytyrimi i vetes sikur del nga situata të komplikuara e deri shumë të errëta dhe gjetja e rrugëve dhe formave  për të dalë në diell, plot shkëlqim dhe ngrohtësi.

I sëmuri nga ana profesionale, duhet të pushojë normalisht e në mënyrë aktive, me të afërm dhe njerëz që janë dashamirës të tij.

Për të ndryshuar edhe se është e vështirë për t’ju shpëtuar kthetrave të sëmundjes nga ana profesionale, sipas përvojave dhe argumenteve që sjellin psikologët dhe sociologët nuk është e pamundur, por fillimisht duhet kuptuar dhe pranuar sëmundja me vetëdije si dhe të pranohen pa paragjykime, konstatimet dhe këshillat e shokëve, kolegëve si dhe të familjarëve, që kanë lidhje me sëmundjen në fjalë.

Në këtë këndvështrim, duhet marrë një vendim: “ Të largohem sa më shpejt nga kjo sëmundje, sa nuk është vonë…, se me kalimin e kohës, nuk do të më ndihmojë  askush..”!

Merre seriozisht, se kjo sëmundje është si gjaku që ka përqindje të lartë yndyre dhe venat kanë vështirësi ta çojnë sasinë e duhur të gjakut dhe oksigjenit në tru, gjë që për rrjedhojë, vjen tensioni i lartë dhe të menduarit pa sensin logjik, pra vjen çrregullimi apo anormaliteti.

Ju këshilloj me dashamirësi!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top