Në fokus

May 26, 2018 | 11:06

Sëmundja që shkakton më shumë vdekje te shqiptarët

Rreth 54 % të vdekjeve në vend vitin e shkuar, kanë ardhur  si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut. Goditjet në tru, sipas Institutit të Statistikave, renditen të parat për humbjet e jetëve. Mjekët neurologë thonë, se po t’i drejtohemi specialistit, sapo të na shfaqen shenjat, mund të shpëtojmë jetën e ulim mundësinë për të mbetur invalid.

Goditjet në tru, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës renditen si shkaku kryesor i humbjeve të jetëve vitin e shkuar.

53.7%  e vdekjeve sipas Institutit të Statistikave kanë ardhur si pasojë e këtyre sëmundjeve, duke shënuar një rritje prej 2.5%  krahasuar me vitin paraardhës.

Më të rrezikuarit tregojnë mjekët neurologë janë personat mbi 40 vjeç për shkak të hipertensionit e diabetit, por përdorimi i drogave po bën që ishemitë të prekin edhe moshat më të reja.

Pas grupit të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut Instituti i Statistikave rendit tumoret si përgjegjësi i dytë për humbjet e jetëve në vend.

Vdekjet prej tyre përbëjnë 16.4% të rasteve ku kryesojnë tumoret e aparatit të frymëmarrjes me 33.5%.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top