FB

May 24, 2022 | 11:18

Sëmundjet koronare trashëgohen nga babai

 

Sipas një studimi nga “Leicester University”, në Angli, i botuar në Revistën “The Lancet”, transferimi nga babai te fëmija i kromozomit Y do ta ekspozonte të sapolindurin ndaj trashëgimisë së koronopatisë, në rastin kur babai është i prekur apo e bart atë. Shkencëtarët kanë arritur në këtë zbulim me analizën e ADN-së së 3233 meshkujve.

Testet gjenetike tregonin se 90% e tyre kishin një nga dy variantet e kromozomit Y, të quajtura aplogrupi I. Rreziku i sëmundjes koronare mes meshkujve që kanë variantin e aplogrupit I ishte 50% më i lartë, krahasuar me atë të meshkujve të tjerë: për shkencëtarët është pikërisht ky kromozom që shkakton patologjinë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top