Lifestyle

July 2, 2018 | 10:05

Sëmuret befas Toto Cutugno, kantautori italian 75-vjeçar hidhëron nostalgjikët

Ka vizituar Shqipërinë në kulmin e një etjeje të dëshirueshme për muzikën italiane. Ai njihet me disa nga hitet si: “Solo noi” fitues i festivalit të Sanremos në 1983, “L’italiano” në 1984, “Serenata”, “Voglio andare a vivere in campagna” e me rradhë. Për të gjithë nostalgjikët e muzikës së tij, ai ka dhënë një lajm të padëshirueshëm. Teksa gjendet në Seraigne të Belgjikës për një koncert madhështor, papritmas, zyra e shtypit e kantautorit ka njoftuar sëmundjen e beftë të tij.

toto-cutugno-3

Kantautori, i cili në 7 korrik feston 75-vjetorin, është shtruar në spitalin “Liegi”. Lajmin e dha këshilltari i tij për kulturën Eric Vanbrabant, i cili pohoi: “Gjendja e tij është e qëndrueshme”.

Në orët në vazhdim vetë kantautori ka dalë me një qëndrim për adhuruesit e tij.

“Do të doja t’u siguroja të gjithëve për gjendjen time shëndetësore. Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar një gjendje momentale dobësie, e cila më detyroi të mos performoja në Belgjikë. Tani jam mirë. Këtu në spital më bën të ndihesha si në shtëpi. Kur të jem më mirë do të rifillojë turneun ndërkombëtar”.

Toto Cutugno ndodhej në Belgjikë për një koncert falas, i ftuar nderi për të kënduar në shesh për tri mbrëmje në festivalin e këngës italiane. Një eveniment falas organizuar nga qendra kulturore italiane me praninë e 10 mijë qytetarëve.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi http://www.today.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top