Sensi i mirë është një përzierje ekuilibri dhe urtësie. Por edhe thjeshtësie, e cila nuk përjashton thellësinë. Rreziku është se mbetet e fshehur brenda nesh…
Ekuilibër dhe masë. Arsyetim dhe pjekuri. Por edhe thjeshtësi, e cila nuk përjashton thellësinë. Sensi i mirë është me të vërtetë një armë shumë e fuqishme për të përballuar kompleksitetin e realitetit dhe për të qetësuar tundimin për të dhënë gjykim të nxituar apo të për marrë vendime të nxituara dhe të bazuara vetëm tek instinkti apo te dëshira për të mos larguar asnjë mundësi që ju paraqitet.
Sensi i mirë shtë një mundësi që përfshin sfera të ndryshme të jetës sonë të përditshme: duke filluar nga sjellja me të tjerët deri te mënyra me të cilën vëzhgojmë dhe vlerësojmë gjithçka që na rrethon. Por mbetet gjithmonë diçka që e kemi brenda dhe mund të shpërdorojmë, siç thoshte Alessandro Manzoni, “duke e mbajtur të fshehur nga frika se mos shndërrohet në një sens të zakonshme”.
Sensi i mirë
Sensi i zakonshëm është e thënë ndryshe tendenca e momentit, e modës, e mendimit unik, e të qenit në një tufë me të tjerët. Krahasuar me këtë sensi i mirë është një përgjigje revolucionare, një lëvizje që përzien në tavolinë bindjet. Dhe bëhet shumë e nevojshme, për shembull, për të përballuar dhe për të shfuqizuar fenomene si dhuna. Në fillim verbale e më pas, ndoshta edhe fizike.
Rëndësia e sensit të mirë
Jemi të sigurt se nuk mund të bëjmë asgjë, përveç se të ankohemi me radhë për të ndarë parehatinë, për të ndalur, për të përmbajtur, për të pakësuar dhunën verbale që ekziston dhe po përhapet kudo? Në marrëdhëniet individuale dhe reale mes njerëzve, në jetën civile, në batakun e rrjeteve sociale. Jemi të sigurt se duhet të delegojmë, si një sinjal i dukshëm dorëzimi i problemeve te persona të tretë? Përgjigjja është padyshim JO. Dhuna verbale dhe dhuna online, dy anë të të njëjtës medalje, mund të pakësohen vetëm falë ndërhyrjeve të jashtme ndaj sjelljeve tona, ndaj stilit të jetesës që bëjmë. Kjo gjë bëhet e mundur vetëm falë edukatës dhe falë sensit të mirë.
Dhuna verbale
Po ju japim dy shembuj: E keni vënë re që jeta jonë me makina, biçikleta, moptor, në këmbë apo mjet publik është e ndotur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, nga një lloj gjuhe e ndyrë ku fjalët e pista, sharjet, mallkimet, kërcënimet vulgare nuk përfaqësojnë më përjashtime të veçanta, por janë bërë një gjë e zakonshme? Njerëzit flasin keq, kanë humbur gjuhën që flasin duke përdorur zhargon vulgar, kanë harruar edukatën dhe sjelljen e mirë.
Shembulli i dytë: bataku i webit gjeneron, riaktivizon dhe amplifikon edhe zëra monstruozë. Një ambien toksik i mirëfilltë, ku lajmet e rreme ecin në një hap me shfryrjen në universin social, një vend ku shfryhet çdo inat dhe/ose frustrim. Është e kotë të themi që të rrethuar me një ambient të tillë, një njeri i vërtetë që respekton identitetin e tij, ka lindur dhe është rritur për të qenë “gjah për t’u urryer”. Është i njëjti ligj: ligji i xhunglës, ku për fat të keq ka kaluar edhe në programet televizive. Kush shan, kush tregon dhe shfaq urrejtje, mbjell dhe korr urrejtje, dhe e bën këtë në emër të monetizimit, të shikueshmërisë. Për fat të keq, këta janë yjet e momentit, yje që ndajnë të ardhurat financiare për të mbushur xhepat dhe harrojnë atë më të rëndësishmen: edukatën, ndjenjën e mirë.
Sensi i mirë në jetën e përditshme
Pra, nëse përgjigjja ndaj dhunës verbale dhe online nuk është vetëm normë, gjobë, ligj, autoritet kontrolli, po ne cilës kategorie duhet t’i referohemi? Në librin e tij “Dhunë Online”, Giovanni Ziccardi, profesor i Informatikës në Universitetin e Milanos, mes zgjidhjeve të ndryshme, na fton të “ri-ndërtojmë rregullat e komunikimit”. Duket e vështirë, madje kriptik si objektiv, por është më e thjeshtë dhe natyrale nga sa e imagjinojmë. Bëhet fjalë që ta nisim këtë ringritje nga shkalla e parë, që është sensi i mirë. Diçka që ndonjëherë duket, por për fat të mirë është vetëm efekt optik dhe që është zhdukur nga radari ynë duke nxjerrë në pah vetëm ferrin e urrejtjes verbale dhe online.
Përgatiti: Manjola EREQI | Burimi: ItalNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.