Në fokus

December 26, 2018 | 10:38

Sfidat me të cilat ballafaqohen personat inteligjentë

Shumica e njerëzve mendojnë se inteligjentët e kanë jetën të rregulluar dhe çdo gjë është e lehtë për ta. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktuara me të cilat ballafaqohen vetëm inteligjentët.

Kanë më shumë presion për të arritur suksese

Dhurata e inteligjencës së lartë i bën njerëzit të ndihen se janë më të mirë sesa të tjerët. Ata janë të aftë t’i kuptojnë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i kuptojnë. Në këtë mënyrë ata e dinë sa të mençur dhe të veçantë janë. Ndërsa pikërisht kjo u bën atyre presion të shënojnë sukses edhe në gjërat më të vogla. Ata duhet të kenë sukses çdo herë, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë. Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.

Krijimi i miqësive nuk është gjë e lehtë për ta

Inteligjentët gjithmonë duan të bëhen miq vetëm me njerëz që u ngjasojnë atyre. Kur flasin me njerëz të rinj, me qëllim u bëjnë pyetje të mençura për të parë se cilat janë përgjigjet e tyre. Kështu e kuptojnë nëse personi përballë e meriton miqësinë e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja se përse inteligjentët shpeshherë janë të vetmuar, sepse nëse nuk e gjejnë dikë po aq të mençur sa vetja, ata qëndrojnë vetëm.

Analizimi i tepërt e bën më të vështirë marrjen e vendimeve

Personat të cilët kanë inteligjencë shumë të lartë, në përgjithësi hulumtojnë shumë përpara se të marrin ndonjë vendim – qoftë edhe për gjërat më të vogla. Por, përderisa kjo mund të jetë gjë e mirë, njëkohësisht ka edhe të metat e veta. Analizimi i tepërt ua bën më të vështirë inteligjentëve marrjen e vendimeve.

E kanë vështirë të ndihen të lumtur

Për personat inteligjentë, inteligjenca e lartë më shumë është mallkim sesa dhuratë. Ballafaqimi me probleme të ndryshme i fut ata në dyshime se ndoshta është më mirë të jenë budallenj për raste të ndryshme.

Por, aktrimi se janë injorantë i bën ata të ndihen se nuk janë vetvetja, dhe mendimi i tepërt u bën atyre presion dhe i zemëron. Ata e kanë problem ta pranojnë se kush janë në të vërtetë, prandaj nuk mund të lumturohen lehtë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top