Lifestyle

March 7, 2018 | 15:00

Sfilata e Valentinos portretizon gruan e fortë dhe bashkëkohore (Foto)

E veshur me lule dhe mantel, super-femërore, por pa asnjë shenjë dobësie, kjo është gruaja e portretizuar nga Pierpaolo Piçoli për koleksionin vjeshtë/dimër, 2018-2019 të Valentino-s, si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Sipas stilistit: Moda duhet të reagojë dhe të reflektojë që romancën e lirinë ta sjelli si një qasje drejt jetës dhe emocioneve, duke mos hedhur poshtë çdo lidhje me brishtësinë.

Gruaja e Valentinos është romantike, e veshur me lule të egra, por çantat kanë përmasa të mëdha dhe tone pothuajse të ndritshme, për të shprehur dhe treguar forcën e kësaj heroine të re të jetës së përditshme, të aftë për të reaguar ndaj agresivitetit të kohës sonë dhe duke e hedhur poshtë atë.

Ngjyrat janë vendimtare, nga ngjyra e kuqe klasike deri tek ngjyra e trëndafilit, të përdorura edhe për xhaketat.

Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top