Përralla”një mijë e një netë” erdhi si një magji në qytetin e luksit, Dubai. Kjo magji mban nënshkrimin ‘Dolce & Gabbana’, ku dyshja e stilistëve italianë organizoi sflilatën për të festuar hapjen e dyqanit më të ri D&G në Dubai, e cila erdhi si pasarelë mode e veçantë brenda ambienteve të dyqanit.
Një instalim në stilin e pastër, D&G mes dritave me ngjyrë të gjelbër, të bardha dhe të kuqe ka përshëndetur mysafirët e ngjarjes që kanë frymëzuar atmosferën e një qyteti tipik italian në festime dhe kanë frymëzuar krijimet e veçanta nga Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.
Veshjet në sfilatë ishin me lule të bollshme, fustan me qëndisje luksoze dhe tunika të qëndisura me zbukurime, duke ndërthurur motivet orientale dhe klasin femëror.
Kjo shfaqje ishte një ndërthurje e modës së lartë italiane që kombinon stilin ikonik të dy stilistëve me prekje orientale dhe luksi.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.