Mirëqenie

October 10, 2018 | 12:36

Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e mushkërive

Shumë njerëz në mbarë botën kanë probleme më mushkëritë për një arsye apo për një tjetër. Megjithatë duke përdorur ushqimet e duhura përmirësimi i shëndetit të tyre mund të jetë më i lehtë.

Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje që mund të shfrytëzohet nga të gjithë, pa marrë parasysh moshën, gjininë ose të ardhurat: Një dietë ushqyese kundër inflamacioneve që mund të pastrojë mushkëritë, të zvogëlojë rrezikun e infeksionit të frymëmarrjes periodike dhe t’ju ndihmojë të përmirësoheni përsëri.

  1. Mollët

Një mollë në ditë e mban mjekun larg, sidomos për ata që vuajnë nga çështjet e shëndetit të mushkërive. Mollët janë plot me quercetin, një antioksidant me veti anti-inflamatore të fuqishme që zvogëlon ashpërsinë e vështirësive të frymëmarrjes në rast sëmundjeje ose nëse keni një sulm astmë.

  1. Rigon

Pak rigon në vaktin tuaj mund të sjellë përfitime të mëdha për mushkëritë. Rigoni është plot me acid rosmarinic, i cili ofron shumëllojshmëri përfitimesh kundër inflamacionit dhe redukton reagimin e trupit tuaj ndaj toksinave mjedisore.

  1. Brokoli

Konsumimi i brokolit sot nënkupton mushkëri të shëndetshme nesër. Brokoli është plot me antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në mushkëri. Ai gjithashtu është një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

  1. Arra

Disa arra mund të jenë çelësi i mushkërive të shëndetshme. Përveçse ndihmojnë në humbjen e peshës, në sajë të përmbajtjes së lartë të yndyrës dhe proteinave, arrat janë një burim miqësor vegjetarian i acideve yndyrore omega-3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore të gjera.

  1. Kakao

Kafeina në kakao është konsideruar si mjet efektiv për zgjerimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke lejuar kështu një frymëmarrje më të lehtë, sipas studiuesve në Cochrane Airways Group.

  1. Hudhra

Luftoni sëmundjen e mushkërive me një përbërës të vetëm: hudhrën. Hudhra është e lartë në antioksidant dhe ka treguar se mund të zvogëlojë inflamacionin në të gjithë trupin, i cili ju ndihmon të mbani mushkëritë të shëndetshme.

  1. Rozmarina

Rozmarina është një erëz që përmban acid rosmarinic që ndihmon në përmirësimin e funksionit të mushkërive.

  1. Avokadot

Përveç përmbajtjes së vitaminës C, avokadot janë një burim i shkëlqyeshëm glutathione, një antioksidant i fuqishëm dhe efektiv në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira.

  1. Kivi

Kivi është një burim i madh i vitaminës C kundër inflamacionit.

  1. Kafeja

Hulumtimet tregojnë për një lidhje midis kafeinës dhe funksionit të frymëmarrjes, kështu që nëse keni probleme me mushkëritë, provoni të pini kafe.

 

Burimi / scan-tv.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com