Jetën mund t’ia zgjatni vetes vetëm duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Lënia e duhanit e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjeve të zemrës. Bashkë me ushtrimet fizike, ekspertët shëndetësorë thonë se edhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është thelbësore për të jetuar më gjatë, ku një nga ushqimet e rekomanduara është vaji i ullirit.
Në anën tjetër, edhe shafrani është bërë i njohur vitet e fundit falë përfitimeve shëndetësore që sjell. Shafrani është i mbushur me curcumin, i cili ndihmon në lehtësimin e inflamacionit afatgjatë, ku kryesisht nga kjo përfiton truri.
Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow thonë se nuk është shafrani i vetmi produkt që duhet ta shtoni në pjatën tuaj, por edhe specin e zi, kanellën dhe xhenxhefilin.
Sipas tyre, shafrani dhe këto ushqime të tjera na mbrojnë nga kanceri, na ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit, luftojnë inflamacionin, etj.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.