FB

June 9, 2021 | 11:30

SHBA miraton ilaçin ndaj Alzheimerit, hapen rrugët për miratimin e tij edhe në Britani

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) miratoi të hënën ilaçin Aducanumab të kompanisë Biogen për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

alzheimer

Aducanumab shënjestron shkakun themelor të Alzheimerit – formës më të zakonshme të demencës – dhe jo simptomat e tij. Është medikamenti i parë që miratohet për këtë sëmundje qysh në vitin 2003. Rreth 100,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me një formë të lehtë të sëmundjes janë duke e përdorur atë. Por miratimi nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar mund të zgjasë më shumë se një vit. 

Aducanumab synon amiloidin, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer që mund të dëmtojë qelizat dhe të shkaktojë çmenduri, duke përfshirë:

  • probleme të kujtesës dhe të menduarit
  • komunikimin
  • konfuzion

Në mars të vitit 2019, provat ndërkombëtare të Aducanumab, që përfshinë rreth 3,000 pacientë, u ndaluan kur analizat treguan se shkaktonte infuzion mujor, pra përkeqësonte kujtesën dhe problemet e të menduarit.

Por më vonë atë vit, prodhuesi amerikan Biogen analizoi më shumë të dhëna dhe arriti në përfundimin se doza më të larta të Aducanumab ulnin ndjeshëm dëmtimin e kujtesës.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top