Mirëqenie

November 28, 2017 | 11:21

Shembull për t’u marrë: Ernestine, bodybuilder më e vjetër në botë

 

Ajo është një grua e pabesueshme: është Ernestine Shepherd, një grua nga Baltimora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është një nga gratë më të vjetra në botë që merret me bodybuilder.

1

Sapo ka mbushur 80 vjeçe dhe vazhdon të marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare dhe të vrapojë në maratonae: fiziku i saj i tonifikuar është për t’u marrë shembull.

Për pjesën më të madhe të jetës së saj, Ernestina nuk ka qenë shumë aktive: nuk pëlqente të trajnohej. Kur ishte 56 vjeçe, vendosi të nisë të lëvizë paksa, së bashku me të motrën: menjëherë u pasionua dhe nisi kështu rrugëtimi drejt garave të bodybuilding.

2

Në 2010 Ernestine Shepherd hyri në librin e rekordeve Guinness si bodybuilder-i më e moshuar në botë.

Çdo mëngjes ajo zgjohet në orën 03:00 për të medituar dhe bërë joga. Në orën 08:00 nis me trajnimet personale dhe nuk shkon kurrë në shtrat pas orës 22:00!

Colin, bashkëshorti, me të cilin janë prej 60 vjetësh bashkë, merret me dietën e saj: ajo përmban oriz, fileto pule, arra, tërshërë, vezë dhe shumë ujë.

Ernestine është e sigurt që nuk është kurrë vonë për të filluar të kujdesesh për veten.

Gjëja më e vështirë? Si t’ju mbështesim kur askush nuk mund t’ju inkurajojë?!

3

4

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.bigodino.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top