Cilën vezë dhe cilin zog fshati të zgjedh në dyqan? Të blesh sot vezë cilësore dhe zogj të freskët nuk është më aq e thjeshtë si më parë:
1.Vështirësia e 1-rë: A po zgjedh produktin më të shëndetshëm për fëmijën dhe familjen?
2.Vështirësia e 2-të: Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje…
Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur ferma organike COCOAL me produktet e saj veza KOKOVE dhe zogu PULASTREN!
Krejt organikë, të rritur në fushat dhe livadhet e gjelbërta në fshatin Maminas, terren organikisht i pastër dhe i pasur me vlera ushqimore, zogjtë për mish PULASTREN dhe vezët e fshatit KOKOVE janë zgjedhja më e shëndetshme e tryezave tona.
Zogjve tanë PULASTREN dhe pulave të vezës KOKOVE u garantojmë: të shijojnë rrezet e diellit dhe të lëvizin të lirë në livadh të pasuruar edhe me pemë frutore. Kështu ata marrin në mënyrë natyrale Vitaminë D nga dielli – për të cilën ata kanë nevojë për të përmirësuar shëndetin e tyre, si dhe për t’u shtuar lumturinë. Dhe pulat e vezës të rritura të lira në natyrë, pa stres, prodhojnë vezën KOKOVE më cilësore ashtu si edhe zogjtë për mish PULASTREN që rriten pa stres japin mish më të shijshëm dhe më cilësor. Ndoshta nuk e keni ditur që stresi i pulave për vezë dhe zogjve për mish është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Sipas Profesor Gianpaolo Usai vezët e pulave dhe mishi i zogut që rriten të lirë në natyrë janë të ndryshme si nga niveli kimik ashtu edhe ushqyes. Nuk janë të gjitha njësoj. Nga analizat në laborator ka rezultuar që stresi që krijohet te shpendët në kapanone të mbyllura, çon në lëshimin e një mbidoze të një substance në vezë dhe në mish, acidin arachidonic, i cili vepron si pararendës i molekulave të ndryshme inflamatore që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ndërsa vezët organike KOKOVE të prodhuara nga pula të rritura në natyrë dhe mishi i zogut të livadhit PULASTREN, në vend të kësaj përmbajnë substanca anti-inflamatore si Omega 3.
10 arsye perse duhet të zgjedhim vezën KOKOVE dhe zogun e livadhit PULASTREN
VEÇANTITË VEZA KOKOVE
– Veza KOKOVE prodhohet nga pula që rriten të lira në natyrë dhe livadh, në kullota me bar dhe pemë frutore dhe jo nga pula të mbyllura në kafaze.
– Racat janë të zgjedhura, që përshtaten në mënyrë të shkëlqyer me natyrën dhe ambientin e jashtëm.
– Ngjyra e vezëve me koloritë të ndryshme.
– Edhe ngjyra e të verdhës ndryshon nga veza në vezë nga lloji dhe sasia e ushqimit dhe barit që hanë jashtë në natyrë (jo nga koncentrati standard brenda që u japin vezëve ngjyrën uniformë dhe të njëllojtë të fortë të të verdhës.
– Veza KOKOVE ka realisht shumë më tepër Omega 3 pasi pulat që rriten në natyrë dhe ushqehen me bar i përfitojnë më shumë elementët e nevojshëm të cilat vetë pula i përpunon dhe i kthen në Omega 3 për vezën. Pra Omega 3 nuk e marrin si shtesë në ushqim por e përpunojnë vetë nga bari dhe PRODHOJNË një vezë shumë cilësore.
– Rriten pa stresin e kafazeve të mbyllura dhe nuk çlirojnë as në mish dhe as në vezë toksinat e dëmshme (një lloj acidi që stimulon inflamacionin e qelizave dhe shkakton sëmundje të ndryshme tek njeriu. E kundërta ndodh me pulat që rriten të lira dhe realisht të lumtura dhe të shëndetshme, duke prodhuar më shumë në mish dhe vezë substanca anti inflamatore në ndihmë të shëndetit të njeriut.
– Dielli dhe ajri i pastër janë garancia më e madhe për shëndetin e pulave të vezës KOKOVE dhe janë arsyeja kryesore që shmangin në mënyrë absolute përdorimin e antibiotikëve.
– Veza KOKOVE është vezë fshati/organike e kontrolluar si për regjimin vaksinor ashtu edhe për kontrollet periodike në institucione dhe laboratorë të akredituar.
VEÇANTITË E ZOGUT PULASTREN
Themi ZOGU PULASTREN dhe jo PULA se vetë fjala Pulastren në shqip është zog i vogël pule dhe jo pulë e madhe. Zogu PULASTREN që rritet jashtë në natyrë dallon nga zogjtë e tjerët në treg:
- Ngjyra e mishit, që në pamje të parë dallon që nuk ka ngjyrues artificialë pasi është e kombinuar ngjyrë rozë e lehtë me të verdhë, ndryshe nga zogjtë e tjerë industrialë me ngjyrë të verdhë të fortë prej shtesave artificiale dhe hormoneve sintetikë. Zogjtë Pulastren me qasje në natyrë dhe livadh e marrin beta-carotenin nga bari që hanë dhe nuk kanë nevojë për këto shtesa artificiale. Ngjyra e verdhë e fortë tek zogjtë e tjerë industrialë që rriten vetëm brenda në kapanone të mbyllura është direkt treguesi i yndyrës së dëmshme që prodhohet në muskuj dhe lëkurë.
- Zogjtë Pulastren të rritur të lirë në natyrë, nuk kanë yndyrna të dëmshme dhe gjithashtu kanë rreth 30-40% kalori më pak se zogjtë që rriten të mbyllur gjithë ciklin e tyre brenda në kapanone, pra duke qenë një ushqim i shkëlqyer sidomos për trurin dhe zemrën.
- Rritja e lirë dhe marrja në mënyre natyrale e Vitaminës D nga dielli përmirëson shëndetin e tyre dhe ndikon direkt te cilësia e mishit të zogut Pulastren.
- Zogjtë Pulastren të rritur të lirë në natyrë dhe livadh kanë rreth 4-fish më shumë Omega 3 se zogjtë e rritur në kapanone të mbyllura, pasi bari është burimi më i pasur për prodhimin e Omega 3.
- Zogjtë Pulastren kanë më shumë vitamina dhe minerale të tjera si vitamina E, B, D, A, Kalium dhe Natrium.
- Nëse konsumojmë 100 gr. mish zogu PULASTREN kemi siguruar më shumë se 50 % të nevojave ditore të trupit për proteina.
- Xhelatina e kockave të zogjve që rriten të lirë në natyrë përmban tipin 2 kolagjen, calcium, fosfor, magnez, etj.
- Mbi të gjitha, zogjtë e mishit Pulastren që rriten të lirë në natyrë nuk kanë stres dhe nuk përmbajnë toksina në mish, pasi toksinat e dëmshme çlirohen në mishin e zogut dhe transmetohen tek njeriu kur zogu ka stres sidomos nga keqrritja dhe ambienti i mbyllur që nuk është habitati natyral i zogut të pulës.
– Cilësi jete dhe shije e paharrueshme!
Proteina është një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin tonë dhe konsiderohet si blloku ndërtues i jetës. Një nga aminoacidet e pulës, isoleucini, ndihmon në shërimin e plagëve dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Treonina ndihmon në ruajtjen e sistemit nervor qendror, sistemit kardiovaskular dhe sistemit imunitar duke ndikuar kështu në mbrojtjen e shëndetit nga hemorragjitë cerebrale dhe infarktet në zemër. Ky ushqim është thelbësor edhe për shtatzëninë dhe rritjen e fëmijës.
– Pa antibiotikë dhe pa shtesa artificiale
Rritja e lirë në natyrë që kryhet në fermën organike COCOAL dhe ushqimet natyrale që ata konsumojnë janë garancia më e mirë për shëndetin e zogjve PULASTREN dhe pulave tw vezës KOKOVE pasi rrisin imunitetin dhe rezistencën e zogjve ndaj sëmundjeve të ndryshme, duke shmangur totalisht përdorimin e antibiotikëve. Të gjitha këto shoqëruar edhe me kujdesin e veçantë që në fermë i kushtojmë regjimit vaksinor dhe monitorimit të vazhdueshëm si nga ferma ashtu edhe nga institucionet shtetërore japin njw produkt mishi të sigurtë, të çertifikuar nga laboratorë të akredituar, të shëndetshëm dhe me një shije të veçantë dhe të pakrahasueshme.
Adresa: Rruga “Maminas”, Durrës – Shqipëri | +355 69 20 48 507 | [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.