Vitet e fundit studiuesit kanë gjetur një mënyrë për të kuruar sëmundjet e vështira dhe gjithashtu, kanë nisur të studiojnë trurin e njeriut në detaje më shumë se sa në të kaluarën.
Kërkimet kanë zbuluar se truri ndikon në gjendjen e shëndetit tonë dhe në të njëjtën kohë, sjellja jonë ndikon në shëndetin e trurit tonë. Para disa viteve, ekspertët ishin të bindur se pas fëmijërisë, shëndeti i trurit tonë përkeqësohet, në kundërshti me kërkimet e reja që tregojnë se gjendja e trurit tonë nuk duhet të përkeqësohet, por të përmirësohet.
Shëndeti i trurit nuk varet nga mosha, por nga aktivitetet që kryejmë çdo ditë. Është e rëndësishme ta mbajmë në trajnim trurin, të mos ndalemi kurrë dhe t’i dedikohemi aktiviteteve sfiduese si të mësuarit të e një gjuhe të huaj, për të vënë në lëvizje bërthamën bazale, e cila është mekanizmi që përcakton formën fizike të trurit tonë: neuroplastika.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.