Mirëqenie

October 19, 2017 | 9:41

Shëndeti oral, pasqyra e njeriut

Buzëqeshja rrit sistemin tonë imunitar, duke na bërë më pak të prekshëm nga çdo lloj sëmundje. Akti i buzëqeshjes në vetvete shërben si një faktor në rritjen e vetëbesimit. Po atëherë, ç’mund të themi për marrëdhëniet sociale, mënyrën se si shihet një individ dhe si gjykohet prania e tij, kur mundohet të flasë sa më pak për të mos treguar dhëmbët, apo që vë dorën përpara ndërkohë që buzëqesh, pra e pengon të shfaqë veten dhe potencialin e tij të vërtetë? Atëherë besoj se e kuptuam se, higjiena, shëndeti oral dhe pasja i një buzëqeshjeje, na jep përfitime të mëdha në çdo aspekt. “Buzëqeshja është grimi më i bukur që mund të përdorë një femër”.

1

habibeTeknika më efikase për një shëndet oral

Në vitin 1965, Joe dhe bashkëpunëtoret e tij drejtuan studimin klasik, duke treguar lidhjen midis pllakës bakteriale dhe zhvillimin e gingivit (sëmundjen e mishrave të dhëmbëve), fetorex oris (erën e keqe të gojës) dhe kariesin dentar (prishjen e dhëmbëve) te njerëzit. Pllaka bakteriale vendosej në dhëmbë në mungesë të ndonjë procedure të kontrollit të saj, duke rezultuar në zhvillimin e gingivave në të gjithë pacientët brenda 7-21 ditësh. Kontrolli i rregullt i pllakës dentare ditore, kryer në shtëpi, kombinuar me pastrimin e gurëzave në mënyrë profesionale, ka treguar se vonon formimin e gurëzave, rënien e pllakës mbi gingiva, rënien e numrit total të mikroorganizmave, reduktimin e xhepave dhe inflamacionit gingival, periodontiteve (zhveshjes së dhëmbëve) dhe prishjes së tyre. Kontrolli i pllakës bakteriale për një higjienë maksimale, konsiston në kontrollin mekanik të pllakës, i cili kryhet me anë të furçës, pastës, elementët ndihmues në pastrimin interdentar (flosi dentar, furçat dentare, kunjat e drurit dhe kauçukut), shpëlarësit e gojës.

Lloji i furçës

Rekomandohen furçat me kokë të vogël, prerje të drejtë, me funde të rrumbullakosura, qime të buta deri në mesatare, të grupuara në 3 apo 4 rreshta. Nga ADA (Shoqëria Amerikane e Dentistris) nuk është përcaktuar një kohë ekzakte për sa mund të përdoret një furçë, por specifikon se s’duhet të përdoret më shumë se disa muaj. Kur duhet ndërruar furça? Kur zbehet ngjyra e fijeve dhe kur ato rrafshohen. Kujdes! Nuk duhet të ushtrojmë forcë të madhe gjatë pastrimit të dhëmbëve. Kjo do çonte në shkatërrimin e strukturës dentare dhe zhveshje të dhëmbëve. Sa i takon pastave të dhëmbëve, ato duhet të jenë të përbëra nga elementët abrasive (për pastrimin mekanik të pllakës), ujë, sapun, agjentë aromatizues, ngjyrues, agjentë terapeutikë. T’i zgjedhim pastat me grimca abrasive sa më të vogla. Duke ndryshuar agjentët terapeutikë, duke rritur sasinë e flourit, përftojmë pasta të posaçme për përdorim në rastet e ndjeshmërisë së dhëmbëve, si sensodyne etj. Në rastet kur kemi zhveshje apo ndjeshmëri të dhëmbëve, nga ADA rekomandohen pastat me sasi të lartë flouri (1000-1100 ppm). Për uljen e sasisë së mikroorganizmave shtojmë sasinë e klorheksidinës, agjentëve antimicrobialë.

Elementet ndihmës në kontrollin e sipërfaqeve anësore të dhëmbëve

Flosi dentar

Ndihmon në largimin e mikrobeve nga sipërfaqet anësore të dhëmbëve. Parandalon sëmundjet e mishrave, zhveshjes së tyre, shkaku parësor për rënien e dhëmbëve tek të moshuarit dhe reduktimin e aromës së keqe të gojës. Teknika e përdorimit: këputet 15-20 cm fill. Tërhiqet lehtësisht midis gishtit tregues dhe gishtit të madh, ose midis dy treguesve. Futeni në pjesën anësore të dhëmbëve duke e lëvizur lart-poshtë. Përsëriteni procedurën për çdo dhëmb.

Furçat interdentare

Përdoren në rastin kur kemi dhëmbë me hapësira apo për pastrimin e zonës ndërmjet aparatit ortodontik (telave) dhe dhëmbëve. Kunjat e drurit dhe të kauçukut Përdorimi i tyre për një kohë të gjatë sjell retraktimin, tërheqjen e gingivës në zonën respektive dhe funksionon si mjet abraziv duke shkatërruar strukturën dentare.

Shpëlarësit e gojës

Nuk duhet të kenë përmbajtje të lartë alkooli, pasi është vënë re se tejzgjatja në mënyrë kronike ka rezultuar në kancer oro-fariengeal. Gjithashtu, shpëlarësit me përqendrim të lartë të klorheksidinës nuk rekomandohen më shumë se dy herë në vit nga një muaj në kohëzgjatje, për shkak të efekteve negative si: ngjyrosja e kaftë e dhëmbëve, e gjuhës, mbushjet e kompozitit si dhe dëmtim të përkohshëm të perceptimit të shijes. Ndërsa solucionet e holluara si listerina, ondontovax etj., mund të përdoren në përditshmëri sipas udhëzimeve.

Teknika më e mirë për larjen e dhëmbëve

Nga ADA rekomandohet metoda BASS:

1.Vendosni qimet e furçës në gingiva, në kënd 45° në lidhje me dhëmbët. Vazhdoni larjen vetëm me një lëvizje në formë fshese nga lart-poshtë. .

2.Përqendron aksionin në pjesën cervikale dhe aproksimale, ku dhe ka predispozitë për akumulimin e pllakës dentare. Koha e larjes së dhëmbëve duhet të jetë dy minuta, 30° për çdo kuadrat. Kontrollet rutinë te dentisti mund të jenë 3, 6 apo 12 mujore, në varësi të predispozitës së pacientit për karies dhe periodontite. Larja e dhëmbëve duhet të fillojë që pa i dalë dhëmbi i parë bebes, në muajin e 6-të apo të 5-të pas lindjes, i fërkojmë me një garzë apo sodë buke dhe vazhdojmë në këtë mënyrë deri në moshën 2 vjeç, kur duhet ta prezantojmë fëmijën me furçën dhe pastën, që janë për moshën e tyre. Dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës, duke ndikuar në të gjithë metabolizmin, funksionet dhe shëndetin e trupit dhe mendjes.

Në librin e tij, “Don Kishoti dhe mullinjtë e erës” Servantes përmes Don Kishotit i drejtohet Sanço Panços: “Sanço, dhëmbi është më i shtrenjtë se diamanti, mos e nënvlerëso, kujdesu për të”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top