Në shumë raste, vajzat që ndiejnë një tërheqje të fortë për dikë, nuk e shprehin hapur. Ato preferojnë t’i japin sinjale të kujdesshme, duke pritur që tjetri të marrë iniciativën. Kjo nuk është shenjë pasiviteti, por shpesh është një mënyrë për të ruajtur dinjitetin dhe për të parë nëse interesi është i ndërsjellë. Nëse dyshon se ajo mund të jetë e tërhequr ndaj teje, këto janë disa nga shenjat e fshehta që tregojnë pikërisht këtë.
1.Kontakti i shpeshtë me sy, por i shkurtër
Ajo ndoshta të shikon shpesh, por sapo ti ta vësh re, e kthen kokën ose shmang vështrimin. Ky është një nga sinjalet më të hershme të tërheqjes. Tregon interes, por edhe ndrojtje ose pritje që ti të marrësh hapin e parë.
2.E Qeshur dhe pozitive në praninë tënde
Nëse ajo qesh më shumë kur është me ty, edhe për gjëra të thjeshta, kjo mund të jetë një shenjë që i pëlqen të jetë pranë teje. Energjia e saj pozitive është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një atmosferë të afërt.
3.Kërkon raste për të biseduar me ty
Ajo ndoshta nuk të dërgon e para një mesazh, por nëse i flet ti, përgjigjet menjëherë dhe me interes. Gjen mënyra për të zgjatur bisedën, të pyet për ty, ose sillet sikur rastësisht ndodhet aty ku je edhe ti.
4.Prekje të lehta, të papritura
Nëse ajo të prek lehtë në krah kur flet, të përshëndet me përqafim apo gjen justifikime për të qenë afër fizikisht, janë sinjale që ajo ndjehet rehat me ty dhe dëshiron të afrohet më shumë.
5.Vëmendje ndaj pamjes kur është pranë teje
Nëse ke vënë re që ajo kujdeset më shumë për pamjen e saj kur është pranë teje – ndryshon stilin e flokëve, veshjet, apo aromën – është një shenjë se kërkon të të tërheqë vëmendjen.
6.Nuk të përmend djem të tjerë
Kur një vajzë është e tërhequr ndaj teje, zakonisht nuk flet për burra të tjerë me entuziazëm në praninë tënde. Ajo nuk do që ti të mendosh se ajo është e angazhuar apo e pavendosur.
7.Reagon me xhelozi të butë
Nëse flet për ndonjë vajzë tjetër dhe ajo tregohet paksa e tërhequr, ndryshon tonin, ose tenton të ndryshojë temën – kjo është një shenjë xhelozie e butë dhe tregon ndjenjë.
8.Të ndjek në rrjetet sociale, por nuk është shumë e zëshme
Ajo ndoshta pëlqen fotot ose story-t e tua, por nuk komenton shumë. Është një mënyrë për të qëndruar prezente në jetën tënde virtuale, por pa dalë hapur me ndjenjat e saj.
Tërheqja shpesh nuk është e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Vajzat shpesh i shprehin ndjenjat në mënyra të ndjeshme dhe të rezervuara, duke lënë në dorën tënde hapat e mëtejshëm. Nëse vëren disa nga këto shenja, mos prit më gjatë – ndërmerr një hap të thjeshtë, qoftë një bisedë më personale apo një ftesë për kafe. Ndoshta ajo thjesht po pret që ti të japësh sinjalin e parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.