Meningjiti bakterial është padyshim lloji më serioz i meningjitit, i cili shpesh mund të çojë në paaftësi fizike dhe mendore, madje deri në vdekje. Kjo sëmundje prek membranat e vendosura rreth trurit dhe palcës kurrizore.
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë dhe kategoria më e rrezikuar ndaj saj janë foshnjat.
Shenjat:
Simptomat e meningjitit mund të shfaqen papritur ose pas disa ditëve. Ato zakonisht shfaqen 3 deri në 7 ditë pas infeksionit.
Shenjat e hershme të meningjitit përfshijnë:
- Të vjella dhe marrje mendsh
- Dhimbje koke dhe qafe
- Dhimbje muskujsh
- Ndjeshmëri ndaj dritës
- Konfuzion
- Duar ose këmbë të ftohta
- Simptoma të mëvonshme përfshijnë kriza dhe koma
Bebet e vogla mund të:
- Marrin frymë shpejt
- Refuzojnë ushqimin dhe janë të acaruar
- Qajnë shumë
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut:
- Meningjiti bakterial mund të shkaktohet nga një sërë bakteresh, të tilla si:
- Haemophilus influenzae (H. influenzae) tipi B (Hib)
- Grupi B Streptococcus
- Neisseria meningitides (N. meningitides)
- Streptococcus pneumoniae (S. pneumonia)
- Listeria monocytogenes (L. monocytogenes)
Bakteret që shkaktojnë meningjit zakonisht kalojnë nga një person në tjetrin nëpërmjet pështymës, teshtimës dhe kollitjes. Por, disa lloje mund të përhapen edhe përmes ushqimit.
Faktorët e rrezikut
Foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj meningjitit bakterial. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:
- një defekt ose traumë anatomike, siç është fraktura e kafkës dhe disa lloje të operacioneve
- një infeksion në zonën e kokës ose qafës
- një sistem imunitar i dobët, si rezultat i gjendjes mjekësore ose trajtimit etj.
Burimi www.mayoclinic.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.