FB

May 8, 2023 | 7:05

Shenjat e zodiakut që mërziten lehtësisht në një lidhje

 

Disa kanë aftësinë të “lidhen” me tjetrin dhe të mbajnë gjallë pasionin e tyre për vite të tëra, ndërsa të tjerë lodhen shpejt dhe kërkojnë diku tjetër interesin. Ata nuk investojnë shumë në një marrëdhënie dhe pasi mendojnë se nuk ka asgjë për t’u ofruar, ata kërkojnë dikë tjetër. Por cilat janë këto shenja ?

o

Binjakët

Binjakët në përgjithësi mërziten lehtësisht. Janë shenja mjaft cerebrale dhe nëse nuk ka aventura mes jush, lidhja juaj nuk ka shumë të ardhme. Nëse doni t’i mbani të interesuar, mbani mend se u pëlqejnë bisedat e thella dhe i pëlqejnë surprizat.

 

Luani

Luanët mund të qëndrojnë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë për sa kohë që ndihen të admiruar. Ata janë pasionantë dhe shumë energjikë, por do të mërziten shpejt nëse nuk marrin  shpesh komplimente dhe nuk njihen për vlerën e tyre.

 

Peshorja

Ata e duan paketën “takime dhe marrëdhënie”, por e kanë të vështirë të lidhen. Ata bien në dashuri me idenë e romancës dhe jo domosdoshmërisht me personin që kanë përballë. Ata duan të jenë gjithmonë të motivuar në mënyrë që interesi i tyre të ushqehet.

 

Shigjetari

Për Shigjetarët, pavarësia e tyre është më e rëndësishmja. Makthi i tyre më i madh është të ndihen të bllokuar dhe të kufizuar në një marrëdhënie. Nëse kjo ndodh, ato zhduken. Nëse qëndrojnë kjo do të thotë se po përmbushni nevojën e tyre për aventura dhe eksplorim.

 

Ujori

Nëse jeni në një marrëdhënie tipike, Ujorët ka të ngjarë të mërziten lehtësisht. Ata e duan origjinalitetin dhe inovacionin. Ata mendojnë përpara kohës së tyre, ndaj nuk u mjafton mënyra konvencionale e lidhjes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top