Shoqëria na ka mësuar të varemi emocionalisht nga partnerët tanë, kur, në fakt, një marrëdhënie e qëndrueshme duhet të përfshijë dhënien e hapësirës dhe respektin për njëri-tjetrin. Por dashuria është e verbër, dhe ne i injorojmë shenjat që tregojnë se një marrëdhënie po bëhet e dëmshme.
Shenjat paralajmëruese të një marrëdhënie toksike. Nëse ju identifikoheni me shumicën e tyre, ndoshta është koha të rishihni marrëdhënien tuaj.
- Nuk ju lejojnë të dilni jashtë me miqtë tuaj
- Ju kontrollojnë portofolin
- Ju kotrollojnë telefonin
- Ju tregojnë se si të visheni
- Zemërohen kur kaloni shumë kohë duke folur në telefon
- Janë xhelozë për mikun tënd më të mirë
- Ju keni frikë të thoni atë që mendoni
- Ju fyejnë
- Miqtë tuaj përpiqen t’ju tërheqin vërejtje
Çfarë është një marrëdhënie e shëndetshme?
Një marrëdhënie e shëndetshme është e përbërë nga gjëra të shumta, duke përfshirë sigurinë, mbështetjen, dhe respektin e ndërsjellë. Ju duhet të kuptoni se xhelozia e sëmurë nuk është një shenjë e dashurisë. Mësoni të respektoni veten, për të arritur atë që meritoni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.