FB

February 9, 2022 | 8:52

Shenjat që do përjetojnë ditë plot emocione dhe mundësi për Shën Valentin

 

Java e parë e shkurtit ka një qiell të veçantë dhe muajt e parë të vitit janë thelbësorë për të kuptuar se çfarë mund të na rezervojë viti 2022. Shkurti është muaji i dashurisë dhe me afrimin e Shën Valentinit, shumë do të pyesin se çfarë kanë rezervuar yjet për ta.

Në fakt duket se disa shenja të horoskopit do të jetojnë ditë plot emocione dhe mundësi dhe sot duam të zbulojmë se cilat janë ato.

Shkëndijat për Demin dhe Peshqit

Ditë me pasion të jashtëzakonshëm dhe emocione të forta i presin këto 2 shenja të zodiakut që kanë lënë pas dore sferën e ndjenjave. Të lindurit në shenjën e Demit janë hedhur në punë. Ardhja e disa shpenzimeve të papritura bëri që Demi të kërkonte fitime shtesë për të jetuar periudhën pa shumë shqetësime. Marrëdhënia me partnerin po bëhet gjithnjë e më e mirë dhe kjo do t’i jap Demit më shumë vetëbesim dhe besim.

Për shenjën e Peshqve do të jetë një shkurt i pasur dhe me fat. Mbështetja e Venusit në shenjë do të nxisë dëshirën për të shprehur ndjenjat në maksimum. Pikërisht në ditën e Shën Valentinit, Peshqit do të marrin vëmendjen që kanë pritur prej kohësh nga partneri i tyre, duke konsoliduar marrëdhënien në çift.

Ata që i përkasin shenjës së Luanit më në fund do të kenë Venus të favorshëm. Do të jetë një kohë e qetë në frontin emocional, në të cilën Luanët nuk do të kërkojnë konflikt. Nevoja për ëmbëlsi dhe qetësi do të mahnisë partnerin dhe do t’i lejojë ata të përjetojnë ditë romantike dhe jashtëzakonisht të këndshme. Vendosmëri dhe iniciativë e madhe në planin e punës, ku Luani jep më të mirën nga vetja. Në këto javë të gjithë do të kërkojnë bashkëpunim me Luanët sepse energjia dhe kreativiteti do të rrjedhin lirshëm.

Ujori

Shën Valentini do jetë një ditë e zjarrtë edhe për shenjën e Ujorit, e cila do të jetë veçanërisht pasionante në ditët në vijim. Ujorët e urrejnë mërzinë dhe janë vazhdimisht në kërkim të të resë. Partneri mund të shijojë këtë moment të veçantë dhe çifti do të përjetojë ditë harmonie dhe argëtimi të madh. Fati është i favorshëm edhe për fitimet, të cilat pritet të jenë konstante dhe të konsiderueshme. Kjo është koha e përkryer për të nisur një projekt të ri dhe ambicioz.

Akrepi

Mundësi të reja janë në horizont për Akrepët. Diçka po lëviz në frontin e punës dhe më në fund propozimi që ata kanë pritur kaq gjatë mund të vijë. Beqarët nuk do kenë frikë të heqin dorë dhe do tregojnë aftësitë e tyre të lindura pushtuese. Një nga meritat e të lindurve në këtë shenjë është aftësia për të marrë me mend nëse një situatë është e favorshme apo jo. Kjo i shtyn ata të shkojnë drejt e në thelb dhe të jenë shumë pragmatikë. Çiftet e vendosura do përjetojnë një qetësi që e kishin humbur prej kohësh.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top